Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën.
Në pranga ka rënë Arbën Stafa i cili pas konfliktit për motive pronësie me 58 vjeçarin N.H, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë.
Policia ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërsa në cilësinë e proës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh.
Komento