Kërcënoi me thikë dhe i mori lekët një gruaje në farmaci, arrestohet pas tetë ditësh vlonjati

Kërcënoi me thikë dhe i mori lekët një gruaje në farmaci, arrestohet pas tetë ditësh vlonjati

VLORË-Ka zgjatur vetëm tetë ditë arratia e të riut që kërcënoi dhe grabiti një grua brenda në një farmaci në qytetin bregdetar. Autori është I. P. 27 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë në datë 7 korrik në lagjen "29 Nëntori" në Vlorë 27-vjeçari grabiti nën kërcënimin e thikës në ambientet e farmacisë shtetasen me inicialen L.Ll. duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekësh.

Pas identifikimit nga kamerat e sigurisë ai është shpallur në kërkim dhe sot është arrestuar nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Vjedhje me dhunë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja