Kërcënoi prokurorin me armë,
kapet i forti i Matit,'koka' e një bande

Policia e Tiranës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim, i cili dyshohet të jetë organizator i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës. Uniformat blu kanë kapur të shumëkërkuarin Marko Bushi,41 vjeç, banues në Urakë të Burrelit. Dyshohet se Marko Bushi ka kërcënuar me automatik prokurorin e Matit, teska ai së bashku me disa oficerë të prokurorisë kishin dalë për inspektimin në disa zonë, që dyshohej se ishte mbjellë kanabis.

Policia kap dha ndalon një person shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim, të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar "MYZË". Si rezultat i këtij operacioni, në një lokal në rrugën "Jordan Misja" Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim në bazë të procedimit Penal nr. 86 të vitit 2016, procedim i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi siç ka rrezultuar më datën 5 teteto 2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat.

Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa. Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21 mars 2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve","Kultivimi i narkotikëve","Grupi i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". Lidhur me këtë çështë prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna