53-vjeçari Mustafa Plaku i cili kërcënoi se do të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në zonën e Domjes, pranë Kasharit në Tiranë, ka rrëfyer ekskluzivisht për Report Tv arsyet e këtij veprimi të tij.
 
Ai mbërriti në fshatin Domje sëbashku me bashkëshorten e tij, Sybe Plaku.
 
Mustafa Plaku dhe bashkëshortja e tij Sybe Plaku thonë se kanë tentuar vetëflijimin për shkak se po i marrin pronën në Durrës, për ndërtimin e një rruge private
 
“Tentuam vetëflijimin pasi dy zonja në Durres duan të na marrin pronën për ta bërë rrugë private. Pronësinë e kemi fituar në vitin 1992, na e njeh dhe hipoteka sot”, thanë Mustafa dhe Sybe Plaku.
 
Edhe 5 ditë më parë hipa në shtyllë në Shijak, më zbriti shefi i komisariatit, por sërish u dhunova në shtëpinë e pronën time”.
 
Sybe Plaku, bashkëshortja e Mustafa Plakut thotë se do e mbrojë me çdo mjet pronën e saj.
 
“Ne pronën do e mbrojmë me gjak; sot ishim duke mbjellë ullinj kur policia e Durrësit erdhi të na arrestojë”, ka thënë ajo.
 
Pas deklarimeve në polici Mustafa e Sybe Plaku janë larguar në drejtim të Durrësit. 

mustafa plaku epr report tv me dokumenta