Rreth godinës trekatëshe, objekt i konfliktit që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja nga pala që pretendon pronësinë dhe që prej gati tri dekadash nuk e ka marrë dot në zotërim, forcat e Inspektoratit vendor të Mbrojtjes së Territorit prej disa ditësh po shembin muret rrethuese për lirimin e hapësirave publike.
Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga i dyshuari Elvis Shkambi, aty gjejmë xhaxhain e tij, Gjovalin Shkambi. Ndryshe nga Gjoni, Gjovalini jeton në një nga banesat në katin e tretë të kësaj godine, ku vëllai i tij nuk ka mundur të futet. Për nipin Elvis Shkambi, i cili ishte në gjyq në Apelin e Tiranës krah xhaxhait të tij Gjonit, si palë e interesuar në proces, Gjovalini thotë se ndihet krenar. Madje publikisht kërcënon se të njëjtin fat si Astrit Kalaja do ta ketë çdo gjyqtar që dënon nipin e tij.
Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi thotë se ai gjyqtar që do t’i dënojë nipin do të përballet me plumba dhe do të ketë të njëjtin “shpërblim” sikur të jetë edhe Donald Trump apo Papa Leone XIV.
Gjovalin Shkambi pretendon se nuk ka qenë në dijeni të planit të nipit sepse do ta kishte ndaluar, por shton se kanë nisur një “luftë të paparë” dhe se nuk i druhet hakmarrjes. Pronën, familja Shkambi pretendon se e ka me letra, ndërsa Gjovalini thotë se është vetë shteti që i ka futur në këtë situatë.
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimit që do bënte nipi im, se të isha në dijeni do e kisha ndaluar... Kemi nisur një luftë të paparë, në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes. Hiç. Kush dënon atë djalë gjykohet me plumba në sallë të gjyqit, se më ka prerë në besë shteti, se ja kam blerë shtetit. S’ka gjyqtar që e dënon”, thotë ai.
Kjo deklaratë nuk kaloi në heshtje. Pas kërcënimit publik të tij, Gjovalin Shkambi është shoqëruar në polici dhe u vu në pranga. Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
Ndërsa dy të plagosurit në ngjarje, Ragip Kurtaj, pala kundërshtare e familjes Shkambi në proces dhe djali i tij lanë paradite spitalin e Traumës. Nipi i Ragipit, Shkëlqim Kurtaj, akuzon familjen Shkambi për falsifikim, por fajin e sheh sërish tek shteti.
“Këta nuk kanë bërë asgjë, se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri. Ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit. As ka paguar lek, as ka korruptuar askënd në jetë. Këta kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan e bënë këta djem dje.
Nuk i marr vesh se çfarë është bërë. Kanë 30 vite që nuk e kanë ndarë shapin prej sheqerit. Tani janë çuar për ta ndarë me pushkë, e me pushkë të vazhdojnë. Vranë gjyqtarin në mes të sallës së gjyqit. Të gjitha i kanë pasur dokumentet false. Pse i ka çuar drejtësia deri në këtë pikë? Prona do të jetë e xhaxhait dhe ngjarjen ta vazhdojë drejtësia. Është në dorë të shtetit”, tha Shkëlqim Kurtaj.
Si Gjovalin Shkambi, ashtu edhe Ragip Kurtaj prej vitesh jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të hapura gjyqësore.
Elvis Shkambi hyri ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi. Policia, në njoftimin zyrtar, tha se detektori kishte dhënë sinjalizim për prezencën e metalit kur nipi e xhaxhai kanë hyrë brenda gjykatës, por se roja e sigurisë Banush Koxhaj, i cili gjithashtu është vënë në pranga, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Po ashtu, sipas policisë, Gjon Shkambi dyshohet se ishte në dijeni të veprimeve që synonte nipi dhe se nuk e ka ndaluar. Ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes së funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë. Ndaj autorit, përveç këtyre dy akuzave si xhaxhai, rëndon edhe armëmbajtja pa leje.

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i 30-vjeçarit Elvis Shkambi, që kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin është arrestuar nga policia e Shkodrës. Më herët, 49-vjeçari deklaroi publikisht se gjyqtari që do i dënonte nipin do të përballej me të njëjtin fat si Astrit Kalaja, i cili u vra dje në sallën e gjyqit.
Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
"Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari.
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”, njoftoi policia.
Ky është momenti kur Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shoqërohet nga efektivët e policisë për në komisariatin e Shkodrës. Më herët, ai kërcënoi duke thënë se gjyqtari që do t’i dënojë nipin për vrasjen do të përballet me të njëjtin fat si gjyqtari që u vra dje.
Shkëlqim Kurtaj, nipi i Ragip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme së bashku me djalin e tij, ka folur sot për Report Tv, ndërsa fajtorin kryesor për ngjarjen bën ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Kuka.
Shkëlqim Kurtaj tregon se xhaxhai i tij nuk ka pasur asnjëherë prolbme eme njeri, por se pala tjetër, Gjon Shkambi, ka bërë intriga si dhe ka falsifikuar dokumentet gjyqësore për një pronë që nuk i përket.
Ai tregon se Gjon Shkambi dhe nipi Elvis Shkambi, i cili është gjithashtu dhe autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, është zhytur në borxhe për të paguar gjyqet lidhur me këtë pronë dhe se janë detyruar të vijnë deri në këtë pikë për shkak se shteti prej vitesh nuk i ka dhënë zgjidhje.
“Lorenc Kuka, po e deklaron si e ka bërë komplet supën që është gatuar dhe iku dhe ai rahmetliu (gjyqtari). Këto nuk kanë bërë asnjë asgjë se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri.
Ka qenë punonjës i policisë së shtetit. As paguar lek dhe as nuk ka korruptuar askënd në jetë. Këto kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan dhe bërë këta djem dje.
Nuk i marr vesh se çfarë është bërë.. Kanë 30 vite dhe nuk e kanë ndarë shapin prej sheqerit. Tani janë çuar për ta ndarë me pushkë me pushkë të vazhdojnë. Vranë gjyqtarin në mes të sallës së gjyqit. Nuk e di se kush ka gisht në këtë punë. Mund të ketë dhe roja. Vetëm në filma i kemi parë këto skena. Ndoshta kanë paguar dhe rojën.
Kanë bërë të gjitha intrigat. Këta janë detyruar për të ardhur deri në këtë pikë. Ai që ka bërë vrasjen dje, janë të zhytur në lek me fajde duke paguar gjyqësorin. Janë detyruar se shteti nuk i ka dhënë zgjidhje.
Të gjitha i kanë pasur false dokumentet. Pse i ka çuar drejtësia deri në këtë pikë? Prona do të jetë e xhaxhait dhe ngjarjen ta vazhdojë drejtësia. Është në dorë të shtetit”, tha Shkëlqim Kurtaj.
Komente








NUk mund te pretendosh per nje ndertese te ndertuar nga shteti.....mund te kerkosh vetem nje demshperblim per token dhe ketu mbyllet.....qenkan familje hajvanesh....ka Zbritur malpku ne qytet...shkodra duhet te ndertoje nje mur rrethues si muri kinez..qe te mos futen kafshet ne Shkoder... .
PërgjigjuKy eshte rasti qe mediat te peshkojne Lorenc Luken nga vrima ku eshte futur e nuk ndihet e te degjojme se cdo te thote meqe eshte dhe strumbullari i kesaj odiseje.
PërgjigjuKy dukagjunas që ska lindur as shkoder po ka lindur shosh dhe vjen e kerkon prona shkoder që i privatizon me ish kryetarin e bashkisë lorec luka dhe vret gjygjtarin astrit kalaj. Po duhet arrestuar lorenc luka i pari po dhe ato që e kanë mbështetur.Spak duhet ti shkojë lorec lukes te shtepia pastaj të dënoj autorin
PërgjigjuFiks e ke thene, se pari Lurenc Luka duhej te ishte ne burg per shperdorim detyre dhe korrupsion. Pastaj kto tjeret.
Kur pèrceptimi i shoqèrisè èshtè i tillè, se shteti nuk èshtè nè shèrbim tè qytetarit por èshtè vetè problemi kryesor i qytetarève sepse korrupsioni èshtè shtetèror,,,,çfarè prisni nga hallexhinj qè kanè 31 vjet qè torturohen nèpèr salla gjyqesh. Me sa u bè e njohur nga vendimi i djeshèm i tè ndjerit z.Kalaja,,,,vendimi ishte qè e gjithè lènda ti kthehej pèr rigjykim, gjykatès sè shkallès sè parè Shkodèr. 31 VJET TORTURA PSIKOLOGJIKE. Jo jo,,ju lutem. Kètu èshtè njè problem akoma mè i madh se krimi makabèr nè sallèn e gjyqit. Çfarè qènkèsh kaq e koklavitur, qè u dashka njè jetè e tèrè, pèr tè konstatuar pronèsinè ose jo tè njè qytetari mbi objektin nè fjalè?
Përgjigjumore ai e mori tatepjeten dhe per vrasje do rije ne burg. cfare ti bejme fenomenit te korupsionit ne gjykata dhe per rrjedhoje dhe vrasjes se gjyqtareve si me qene gure shahu (qe dhe ndoshta jane).
PërgjigjuKy qenka komplet budall.
PërgjigjuGjykatat po marrin ne qaf njezit. Gjykatat duhet te jene te pavaruara. Duhen veprime te drejta, jo fut ne burg nje kryetar bashkie se i teket prokurorit
PërgjigjuO Deni,ti që thu futi plumin. Se di a tka ra naj her me u përball me gjykata.Nëse jo shpresoj tmos të bi se noshta ke me u çmen ose do e bosh ene ti si ai Shkambi.Kta të qisin nga vetja o mik.30 vjet gjygje a kupto ti ça bohet apo jo. Me apo pa letra të rregullta ky që ka bo vrasjen,çështja duhej të ishte myll me kohë në favor të atij apo atyne që u tako.Pak rënsi emri. Të jesh pronar e tmos kesh me hongër buk vetëm te ne nodh o plak se do Samir Mane apo Tan Gaçi me mor prona me letra fallco apo si ai rasti Mark Frrokut në Hamallaj a kep të rodonit. ZAPTO ku shofin tok bosh
O deno nuk qenke perballe me prokurori e gjykata,prandaj flet kshu
Futini inkokerr plimbi ketij qe mos dehjojme keshtu fjalesh…imagjinoni cfare esukate sjell ne shpi ky rrota…femijet e ketyre i rrisin me ligje xhungle…nga nje kokerr plumbi gjithe meshkujve te fisit te ketyre edhe bie qetesi shkodra dhe shoqeria prej kesoj tipash.