Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi masat për 3 të ndaluarit! Në qeli Alcani dhe Boçi

Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi masat për 3 të ndaluarit! Në qeli Alcani dhe Boçi

Shaqir Alcani dhe Eral Myftaraj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të përcaktuar më parë nga Gjykata e Elbasanit për 3 të ndaluarit që akuzohen se kanë kërcënuar biznesmenin Eral Myftaraj për tu tërhequr nga një tender në Bashkinë e Tiranës.

Janë lënë në burg 2 prej 3 të arrestuarve për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj,të cilit i kanë kërkuar që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro. Në burg janë lënë Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Këta tre persona, akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenëood” me qendër në Cërrik i cili fitoi tenderin publik në bashkinë e Tiranës. Pavarësisht kërcënimeve të bëra ndaj tij, Myftaraj ka bërë denoncim në polici dhe për pasojë janë arrestuar tre të kallëzuarit.

Në dokumentin e Prokurimit Publik, të siguruar nga Report Tv, në garë kanë marrë pjese tre kompani  “ALCANI sh.p.k, REDI PELLET sh.p.k dhe AL-MEXËOOD sh.p.k. Kompania fituese me ofertën me të ulët me vlere rreth 565€ është shpallur AL-MEXËOOD sh.p.k e Myftarajt.

Sipas policisë të arrestuarit kanë kërcënuar Eral Myftarjan se do ti vrisnin familjarët nëse nuk tërhiqej nga tenderi. Shaqir Alcani me të birin dhe mikun e tyre akuzohen për "Shtrëngim me anë të kanosjes” kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina dhe 8 aparate celulare.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHA JAHO: 17/05/2023 14:05

    Ky katunari nga Cekini do i vij rradha dhe ketij baxhanakut te Cacit do i vij.Vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë