Një qytetar ka telefonuar i alarmuar sallën operative të Policisë së Tiranës, duke denoncuar se persona të armatosur kanë kërcënuar disa qytetarë në rrugën "Siri Kodra" në kryeqytet.

Telefonata ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit e cila është nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes. 

Blutë janë vënë në ndjekje të automjetit të denoncuar nga qytetari, ndërsa disa minuta më pas makina u gjet e braktisur mbi trafikndarësen e rrugës. Autorët janë larguar në drejtim të paditur. 

Nga kontrolli i makinës, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskot. Ndërkaq, vijonë hetimet për identifikimin e autorëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com