Një shqiptar në New York të SHBA-ve, i fiksuar pas grupit islamik ‘ISIS’, u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste policët në një paradë lokale të ditës së ‘Shën Patrikut’, ndërkohë që qytetarë të shumtë ishin përgatitur për të festuar.
32-vjeçari Ridon Kola, banor u Yonkers, u arrestua dhe u akuzua për kërcënime ndërshtetërore përpara paradës së qytetit të Shën Patrikut, të planifikuar për të shtunën.
Akuza mbart një dënim maksimal prej pesë vitesh burg federal dhe vjen pasi Kola dërgoi drejtpërdrejt mesazhe në llogaritë e mediave sociale të policisë së ‘Yonkers’ për të detajuar sulmin e tij të planifikuar.
Kërcënimet erdhën gjatë disa ditëve dhe u bashkuan nga një sërë postimesh shqetësuese në mediat sociale të vetë terroristit të dyshuar.
Një postim i tillë, i publikuar disa ditë pasi Kola i dërgoi mesazh direkt departamentit për të thënë se ai do të 'kryqëzonte' policët, përfshinte një imazh të të dyshuarit duke tundur një sëpatë, me sa duket për të përmbushur kërcënimin e tij.
"Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean, Do të jetë një skenë tmerri, Allahu Ekberr”- shkruan Kola në kërcënimin e tij.
Në mesazh nuk shënjestrohet parada por rruga ku do të zhvillohej, duke bërë të mendohet se mund të tentohet një sulm masiv ndaj qytetarëve të pranishëm.
Parada e Yonkers nuk është aspak e vogël dhe ende pritet të mirëpresë afërsisht 30,000 persona.
Faqja e instagramit të Ridon Kolës
Komente










O njerz, ky budalla nuk ka lidhje me ISIS as me terrorizem, ky eshte kokrra e hajvanit dhe nje drogaxhini lodhun, ( eshte nipi i Fran Frrokaj ish Kryetari i Bashkise Lezhes -korrupt si qeni-) Ky hut rrjedh nganje familje shum e rregullt dhe prinder te nderuar, por.........."ate qe ta ben femija sta ben as Perendia" kan pase thane.
Përgjigjuse car familje e nderum jan se kam idene, por dajat i ka pas te gjith pimp qe jan marr me prostitucion, fran frroku po super i korruptum, i ati i fran frrokut haydut ordiner, spion ne koh te komunizmie, imoral sa ska. keta jan rac e keqe ngano ti marresh
Ito jane pasojat e puTurqise me mbiemer KOLA bio katolik i kthym me Force ne breza e tesh perdor shprehjet e Turkut
PërgjigjuPO SHKO JETO NE ARABI O TURKO MONGOL
Përgjigju