Të dielën e 15 marsit Laçi U19 dhe Bylisi U19 u përballën në stadiumin e Laçit, në kuadër të raundit të 21-të të kampionatit të kësaj grupmoshe. Ky duel përfundoi në barazimin 0-0, por nuk munguan incidentet.
Ballshiotët akuzojnë dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska se kanë goditur dy futbollistët e Bylisit, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se 'luajnë për Partizanin'.
Ky reagim vjen pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0 ndërsa kurbinasit pozicionohen në vendin e parë me 27 pikë, Partizani U19 me 25 pikë në të dytin dhe në vendin e tretë renditet Bylisi me 17 pikë.
"FK Bylis dënon incidentin e ndodhur në Laç gjatë ndeshjes së kampionatit U-19, Laçi-Bylis. Gjatë gjithë lojës ka pasur tension, por sapo ka përfunduar ndeshja, dy zyrtarët e klubit kurbinas, Naim Halilaj dhe Kleo Laska, kur lojtarët po futeshin në tunelin e dhomave të zhveshjes kanë goditur, nigerianin Ahmed Ibrahim Adepoju dhe shqiptarin Mirlind Bahaj, duke i ofenduar dhe akuzuar se luajmë për Partizanin.
Si klub dënojmë aktin e rëndë, sidomos kur ndodh në një kampionat moshash dhe ne, as nuk shitemi, e as blihemi, pasi jemi në garë. Faza “Play-Off”” sapo ka nisur dhe jemi brenda objektivit, kemi shanset tona dhe do të luftojmë deri në fund të garës", shkruan FK Bylisi në kanalet e komunikimit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.7%
-
Të gabuar
36.2%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Play-off-i i Kupës së Botës 2026, trajneri Sylvinho shpall të shtunën listën e futbollistëve të grumbulluar me Kombëtaren (Programi)
17 Mars, 14:02
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 27-të luhet nesër, gjashtë duele direkte për kreun dhe fundin e renditjes
17 Mars, 11:04
-
'Më kontaktoi Skënderbeu', Ervin Skela: E kam ëndërr të jem trajneri i kombëtares shqiptare, do nisesha me biçikletë nga Gjermania
17 Mars, 10:03
-
Tritoli në makinën e agjentit të Krimeve në Lezhë, në pranga i riu me precedentë! Policia në kërkim të urdhëruesit (EMRI)
17 Mars, 09:23
-
Projekte për zhvillimin e parkut arkeologjik Bylis-Klos, Gonxhja: Po rrisim potencialin turistik të zonës
16 Mars, 12:42
-
Play-off-i i Kupës së Botës/ Ndeshja Poloni - Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Frikë nga huliganët vendas
16 Mars, 12:21
-
Legjionarët/ Seferi shënon me Bodrumsporin, Stiven Shpendi realizon për Empolin! Dëmtohet Manaj, Broja merr minuta
16 Mars, 11:42
-
Vjedhja në shkollën në Lezhë, identifikohen dy të mitur! Morën 16 laptopë e DVR-në e kamerave, në kërkim edhe 4 bashkëpunëtorë
16 Mars, 10:34
-
Mirditë/ I vihet tritoli një makinerie në kompaninë e inerteve në Spaç, punonjësi e sheh dhe lajmëron policinë
16 Mars, 10:12
-
Dy autorë të maskuar vendosën tritolin në makinën e agjentit të Krimeve në Lezhë, lëviznin me motor
16 Mars, 09:49
-
Renditja/ Dinamo 'pa busull', Teuta 'e thyen' 0-1 në Tiranë! Vllaznia dhe AF Elbasani me pikë të barabarta në krye
16 Mars, 08:48