Një natë plot rrahje zemre dhe shumë dashuri kanë dhuruar në ditën e Shën Valentinit të rinjtë në Fier. Në teatrin Bylis të qytetit, mbi 40 gjimnazistë morën pjesë në garën “Kërcimi i dashurisë”.
Të përgatitur nga koreografë profesionistë, garuesit ishin në çift, duke performuar në zhanre të ndryshme kërcimi dhe duke u duartrokitur nga të pranishmit që kishin mbushur sallën plot e përplot.
Mesazhi i kësaj shfaqjeje ishte për t’i bërë bashkë të gjithë të rinjtë, të cilët ishin ata ku salla e teatrit Bylis ishte e mbushur plot me spektatorë që duartrokitën çiftet garuese pas prezantimit të kërcimit.
Të pranishëm kanë qenë edhe familjarët, të cilët kanë duartrokitur dhe kanë qenë mbështetësit e parë që i kanë motivuar padyshim fëmijët e tyre gjatë kërcimit.
Ky aktivitet është organizuar nga Bashkia e Fierit për të 10-in vit radhazi.
“Kërcimi i dashurisë është shtrirë përtej kufijve të Fierit, edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Është viti i 10-të që organizohet ‘Kërcimi i dashurisë’ dhe në të marrin pjesë mbi 40 të rinj, të cilët janë përgatitur nga koreografët më të mirë të Bashkisë Fier”, u shpreh drejtoresha e përgjithshme e Artit dhe Kulturës në Fier, Adriana Mile.
Çeljen e këtij spektakli e hapi moderatori Kristian Koroveshi, i cili pasi ka përshëndetur mirëseardhjen në “Kërcimin e Dashurisë”, i cili mbush 10 vjeç sot, në këtë 14 shkurt. Sot gara është kombëtare, sepse marrin pjesë të rinj fierakë, por edhe të rinj nga Tirana, Durrësi, nga Vlora, por edhe nga Lushnja.
Në këtë garë për çmime të mëdha marrin pjesë 17 çifte, 40 të rinj, ku 30 prej të cilëve janë nga qyteti i Fierit.
Ndërkohë moderatori ka prezantuar edhe jurinë e spektaklit: Arjan Sukniqi është kryetari i jurisë dhe tre juristë të tjerë.
Në fund të spektaklit u ndanë edhe çmimet e para, të cilat janë prezantuar nga moderatorja Albana Çakshiri.
Komente








