Pak kohë më parë deputeti Erjon Braçe bëri një kërkesë drejtuar Tatimeve, që të kërkonte informacion nga FSHF për listën e personave të kontraktuar nga FSHF nga viti 2010 deri në Janarin e vitit 2018 dhe për tatimin në burim për të ardhurat nga pagat, shpërblimet, bonuset, honoraret për secilin, të ardhura të tatueshme deri në muajin Janar 2018.
FSHF e cilëson si politike këtë kërkesë dhe në tejkalim të ligjit, pasi sipas saj, Federata Shqiptare e Futbollit është OJF. FSHF thotë se nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë ka ardhur një shkresë ku kërkohet kontroll, por shton se ky informacion është i depozituar në organet tatimore në mënyrë të rregullt dhe në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi.
FSHF bën me dije se ky informacion është i depozituar në organet tatimore në mënyrë të rregullt dhe në bazë të procedurave dhe ligjeve në fuqi. Në mbyllje të çdo viti pasqyrat financiare auditohen nga një kompani ndërkombëtare auditimi. Këto raporte janë të publikuara për të gjithë.FSHF nuk ka asgjë për të fshehur, në raport me detyrimet ndaj buxhetit, dhe në respekt të ligjeve ne fuqi.
Por, FSHF konstaton me keqardhje që kjo kërkesë është e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me procedurat normale të kontrollit tatimor. Së pari, kërkesa nuk është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, por nga nje deputet i mazhorancës. Fatkeqësisht, kjo kërkesë është në tejkalim të Ligjit, saktësisht të Nenit 8 të statusit të Deputetit, në bazë të të cilit “deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij nga përfaqësues të organeve shtetërore qëndrore, si dhe ato vendore. Por në fakt, në kërkesën e tij Deputeti i mazhorancës kërkon jo “ Shpjegime”, por një informacion për një palë të tretë, që është ndër të tjera edhe një OJF, në rastin konkret Federata Shqiptare e Futbollit.
Kjo është gjithashtu në shkelje flagrante me Ligjin Nr.9920, “Për procedurat tatimore” saktësisht në nenin 31 të ketij Ligji,i cili sanksionon konfidencialitetin e të dhënave. Së dyti, në këtë rast organet tatimore shpërdorojnë detyrën, sepse kërkesa e Deputetit të mazhorancës është në bazë të Ligjit, që vetëm të kërkojë” shpjegime” dhe jo të iniciojë kontrolle në palë të treta. Organet tatimore i kanë informacionet e depozituara nga FSHF dhe janë të lirë të japin shpjegimet e tyre, sipas ligjeve në fuqi. Kërkesa për verifikim në vend nga organet tatimore është tej kërkesës së paarsyeshme ligjore të Deputetit të mazhorancës, ç’ka na bën të mendojmë se ka një prapavijë të pastër politike. FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjishme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.
Deklarata e FSHF
O armando duka o familje hajdutësh o qelbësir në cilin vënd të botës nuk bëhet kontroll? Kristjano Ronaldo e Lionel Mesi ja yjet e ksaj toke e kan paguar taksat qindark për qindark e kan qen për tëshku në burg e kan paguar dhe gjob miljona euro . Ata i kan kto lek me djersën e tyre dhe kan paguar cdo qindark . Kurse ti ke vjedhur me të dyja duart e nuk dashke fytyra jote e poshtër kontrolle pse? Ti je i pastër o qelbësir.
PërgjigjuO DON EDHE KONTINIERI ME BANANE ISHTE KONTROLLUAR NGA ITALIANET POR AUTORITETET SHQIPTARE GJETEN MIELL PER GJERMANET ATEHERE SIPAS TEJE , KONTROLLI KISHTE PRAPAVIJE POLITIKE , NUK PARAGJYKOJ PER PUNEN E KONTABILISTEVE TE FSHF POR SHTETI NE GJUHE TE TRASHE BEN DHE KONTROLL FIZIK JO VETEM FATURAT QE DONI ME PARAQIT JU SE CU PA PATAJ ME LLOGJIKEN TUAJ.
Përgjigju