Kërkesa e federatave për hapjen e basteve sportive, qytetarët pro dhe kundër: Mund të varfërojë më shumë popullin

 “Bastet sportive janë ndaluar vetëm për të arkëtuar buxheti i shtetit, pasi ekzistojnë në çdo cep të vendit. Ti bëjmë një kërkesë qeverisë qoftë për ligjin e sponsorizimit, qoftë edhe për bastet, që ti rikthejë ato. Minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit dhe një pjesë kryesore futbollit,”-u shpreh një ditë më parë kreu i federatës shqiptare të futbollit Duka.

Kërkesa e Armand Dukës në cilësinë e kreut të FSHF-së për të rihapur bastet sportive, të mbyllura në Shqipëri që prej 2019, është pritur me shumë skepticizëm.

Qytetari 1: “Në një vend kaq të varfër edhe bastet duhen, që njerëzit të varfërohen më tepër. Bastet organizohen nga ato që janë në krye dhe kanë para. I varfri kërkon të ketë një shpresë jete, të ketë një shtëpi minimale, një ushqim minimal. Edhe ato dy lek që ka pot ë happen bastet do të shtohet varfëria.”

Qytetari 2: “Për popullin është keq. Për brezin e ri njëherë që luajnë shumë baste. Unë mir që nuk luaj sepse skam moshë. Armando Duka dhe Fidel Ylli gjithsesi janë më kompetenta.”

Qytetari 3: “Për shoqërinë është diçka e keqe sepse ne shqiptarët s’jemi ndërgjegjësuar ende. Paret e bukës të shumtët e njerzëve i çojnë te bastet."

Qytetari 4: “Po s’shkojnë të ardhurat te futbolli me skedina. Mua më duket e pakuptimtë.

Por ka edhe nga ata që hapjen e basteve sportive e shohin veprimin e duhur, në kushtet kur funksionimi I tyre ilegalisht, është fakt.

Qytetari 5: “Më mirë të hapen sepse janë në kontroll të shtetit, të legalizuara, në mënyrë të rregullt. Duhet të ketë edhe me numër të përcaktuar jo në çdo shoqe. Si në të gjithë botën.”

Qytetari 6: “Robi diku do t’i çojë lekët kështu që më mirë të jenë të hapura t’i çojnë ku të duan.”

Qytetari 7: “Është mirë të legalizohen.”

Që prej 1 janarit 2019, organizmi i lotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë