Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesën e PD! Pronarët kanë të drejtën e parablerjes! Bardhi: Asnjë surprizë, i shantazhoi Rama

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesën e PD! Pronarët kanë të drejtën e parablerjes! Bardhi: Asnjë surprizë, i shantazhoi Rama

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të enjte (15 qershor 2023) kërkesën e opozitës për shpalljen si antikushtetues të vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave për konfiksimin e ndërtimeve pa leje.

PD kërkoi shfuqizimin e VKM-së  me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Me rrëzimin e kërkesës së PD-së nga Kushtetuesja mbështet qëndrimin e qeverisë dhe mbetet në fuqi VKM me nr 589 datë 7 shtator 2022 sipas të cilit pronarët e pallateve apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, kanë të drejtën e parablerjes për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose konfiskohen nga shteti. Fondet e siguruara përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime me qëllim realizimin e punëve publike.  Nëse këto ndërtesa/ kate pa leje konfiskohen, ata përdororen nga shteti për qëllime sociale. 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

VENDOSI:

1. Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Por rrëzimi i kërkesës së PD-së, nuk e ka surprizuar Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin i cili  shkruan se Kushtetuesja është e shantuazhuar nga Rama dhe oligarkët e tij.

Kërkesa e PD-së për VKM e ndërtimeve pa leje

Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të këshillit të ministrave duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.

Akuzat e opozitës për 'Kushtetuesen'

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje për disa muaj me radhë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shpesh ka akuzuar kryeministrin se po i bënte shantazh Kushtetueses. Madje sipas tij, zvarritja e përgjigjes për këtë vendim është bërë për t’i dhënë kohë qeverisë.

Bardhi ishte aq i bindur për këtë akuzë sa që, ftoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të heqin dorë nga varësia ndaj Edi Ramës madje të mos i nënshtrohen as presionit dhe shantazhit të tij dhe oligarkëve. Për këtë, Gjykata Kushtetuese e pati një reagim ku rrëzoi akuzat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se asnjë nga palët ndërgjyqëse nuk ka kërkuar përshpejtim.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Gjykata Kushtetuese la në fuqi VKM për ndërtimet pa leje, Bardhi: Asnjë surprizë, shantazh i Ramës dhe oligarkëve

1686577084_gazmentbardhi.jpg

Gjykata Kushtetuese la në fuqi VKM për ndërtimet pa leje. Sekretari  i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thitë se nuk është surprizë dhe se Kushtetuesja shantazhohet nga Rama dhe oligarkët.

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.”- shkruan Gazment Bardhi.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 15/06/2023 17:55

    Ik o langaraq. Nga njera ane e shani Ramen se eshte nen influencen e oligarkeve, nga ana tjeter çoni ne Kushtetuese ndertimet qe i bejne pa leje keta oligarke dhe Rama ua merr per perdorim publik. Jeni te neveritshem dhe te pabesueshem, dje, sot e mot.

    Përgjigju
    • e drejta: 16/06/2023 14:04

      FIKS FARE

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?