Kërkesa e opozitës, Spiropali: Mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi e shpifje

Kërkesa e opozitës, Spiropali: Mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi e shpifje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me  Parlamentin, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është shprehur se “mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi, cenimi të personalitetit apo shpifjeve”, duke shtuar se diçka e tillë ndodh prej 33 vitesh.

“E di që është bërë zakon dhe vijimisht përdoren jo vetëm familjarët, por kushdo I lidhur me një politikan të kësaj shumice apo kësaj qeverie për t’u bërë mish për top i diskutimit të përditshëm, dhe kjo nuk ndodh sot, por ndodh këtu e 33 vjet, që kur ai që është në ballkon, ishte në krye.”

Në fjalën e saj Spiropali gjithashtu tha se Rregullorja i kërkon kryetares së Kuvendit mos t'i zhvillojë mocione te tilla qesharake.

“E para dhe mbi të gjitha, ky rend dite siç ka ardhur në Konferencë të Kryetarëve, nuk kalon për ne. Për t’i hyrë pak më në thelb, ne anashkalojmë një nen të rregullores që thotë se Kryetari I Kuvendit ka të drejtë te refuzojë interpelnca, mocione e kërkesa kur janë formuluar me fjalor të pahijshëm, paraqisni çështje që nuk janë përgjegjësi e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private dhe personalitetin e një individi, etj.”- tha ministrja.

Ndër të tjera ajo ju përgjigj akuzave të deputetëve të cilët e cilësuan Shqipërinë si narkoshtet, duke thënë se kjo gjë ndodh vetëm në ëndrrat e tyre.

“Shqipëria nuk është një narkoshtet, por është një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparime në 33 kapituj duke plotësuar kriteret. Është një vend që sot mirëpret mbi 10 milion turist dhe situata e sigurisë është ajo që thonë shifrat, jo ajo që thoni ju. Partnerët tanë nuk na quajnë një narkoshtet, përkundrazi, na quajnë një vend të sigurt. Narkoshtet është vetëm në makthet e atij në ballkon- tha ministrja.

Spiropali tha ndër të tjera se mazhoranca nuk i komenton vendimet e gjykatave, ndryshe nga opozita që sulmon Gjykata e Prokurorë sa here që ka një çështje kundra tyre.

“Kjo gjuhë e kthen edhe Parlamentin në një kazan të një diskutimi i cili nuk synon të vërtetën, nuk synon të gjejë zgjidhje, nuk synon as alternativa më të mira, por synon vetëm të denigrojë kundërshtarët, familjarët e tij apo të saj me ç’të mundet dhe në çdo kohë. Edhe pse disa persona e kanë marrë dënimin e tyre, ju prapë doni t’i bëni gjyq publik. Ne nuk komentojmë vendime gjykatash. Ndërkohë që ju, sa herë Gjykata jep një vendim kundër jush, dilni dhe i sulmoni gjykatat.” – tha Spiropali


Lajmi kryesor:

Kërkesa e opozitës për debat, Bardhi: Raportet flasin për shtim të trafikut të drogës! Çuçi: S'ka vend për mocion! Gjykatat janë shprehur


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës