Kërkesa e PD për përjashtimin e Ballës, kaos në PE, deputeti-Bashës: Tërhiq urdhrin, mos turpëro vendin

Kërkesa e PD për përjashtimin e Ballës, kaos në PE, deputeti-Bashës: Tërhiq urdhrin, mos turpëro vendin

Taulant Balla dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, nga delegacioni shqiptar në Parlamentin Europian. Mësohet se kjo kërkesë e opozitës është paraqitur sot edhe në Parlamentin Europian ku do zhvillohej takimi i radhës i delegacionit shqiptar me ata europianë. Në një reagim në Twitter, Balla i kërkon Bashës të tërheqë kërkesën, e cila ka shkaktuar kaos edhe në PE, pasi po turpëronte vendin e tij në sytë e ndërkombëtarëve. 

Postimi i Ballës:

Lulzim! Tërhiqe urdhërin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë.Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorise!

Opozita e akuzon kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që sipas PD, "ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën".

Opozita e akuzon Ballën edhe se ka kërcëuar me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist, akuza këto për të cilat Balla ka ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Letra mban firmat e deputetëve: Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 15/10/2018 18:13

    Per politikanin Balla;Ka nje thenie popullore:Me thuaj me ke rri te te thom se cili je.

    Përgjigju
  • lab: 15/10/2018 14:04

    prapa eshte saliu i cili po firmos gradualisht renjen pertoke te PD te opozites nuk duhet ndalur vettingu po bashkpunon sala me meten

    Përgjigju
  • redi: 15/10/2018 13:35

    Taulant mos kujton se turperohet Luli . Ai eshte aktir i rendomte qe zbaton urdherat e padiskutueshme te rregjizorit Sali . Arje ne PE perplasja me fakte ndrysge je fajtor . Fake news eshte e vetmja arme qe i ka ngel PD ne luften politike . Sa per Shqiperine as nuk i rreh fare PD

    Përgjigju
    • Thoma: 15/10/2018 18:12

      Lexoj , degjoj ,shikoj , shpesh ngrihet gjaku per kancerin qe na futen . Por vet I lejuam deri ne ket pik . Tani Po japin shpirt . Jam I gatshem te flijoj jeten per te zhdukur keta shushunja .

    • Njeriu i protestave: 15/10/2018 15:00

      Po çfar race jeni ju qe i dilni ne mbrojtje nje mafiozi nje baroni nje krimineli si Balla apo ju ka marre injoranca perpara dhe nuk shikoni as nuk degjoni Turp Balla duhet te iki nga politika menjehere dhe mos te na turperoj ne sy te botes Si mund te jete ky per fajsuse i shtetit ne Bruksel..drogaxhi magioz

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë