Kërkesa e Selamit, ja të besuarit 
e Bashës që rrezikojnë largimin

Kërkesa e Selamit, ja të besuarit <br />e Bashës që rrezikojnë largimin
Pas dy humbjeve radhazi, eksponentë me peshë të Partisë Demokratike, për herë të parë që pas largimit të Sali Berishës, kanë kërkuar rishikimin e pozitave të lidershipit të partisë, për të evituar një tjetër disfatë në horizont, e cila do t’i rezervonte PD një qëndrim të gjatë në opozitë. Ndërsa deputeti Roland Keta kërkoi shkarkimin e Enno Bozdos, deputeti Eduard Selami propozoi që të mblidhej Këshilli Kombëtar për të analizuar dhe vendosur për fatin e lidershipit të PD në tërësi. Lidershipi i opozitës përbëhet nga një rreth bashkëpunëtorësh dhe njerëzit të besuar të Lulzim Bashës, kandidatë potencialë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Por prezenca e tyre në listë do të thotë spostim në zonën e rrezikut apo përjashtim nga lista, të shumicës së deputetëve aktualë të Partisë Demokratike. Ndaj, jo rastësisht, propozimi për ndryshimin e kupolës drejtuese të PD vjen pikërisht 9 muaj para zgjedhjeve, me sa duket për të pamundësuar përfshirjen e rrethit të ri të Bashës, në listën e kandidatëve për deputetë.

Njerëzit e Bashës që rrezikojnë
Po kush janë përgjegjësit për dy humbjet e Partisë Demokratike, për të cilët Eduard Selami kërkon të mblidhet Këshilli Kombëtar? Pas kryetarit Lulzim Basha, i cili ka edhe peshën kryesore të përgjegjësinë, lista nis me katër sekretarët më të rëndësishëm, Enno Bozdo, sekretar për Organizmin, Ervin Salianji, sekretar për Aksionin Qytetar, Grida Duma, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun dhe Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm. Që të katërt janë kandidatë potencialë për deputetë në zgjedhjet e 2017.
Pjesë e lidershipit të Bashës janë edhe sekretari për Zgjedhjet Ivi Kaso, sekretarja për Shoqërinë Civile Nevila Xhindi, kryetar i Forumit Rinor Belind Këlliçi, sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë Gert Bogdani, sekretari për Burimet Njerëzore Fatbardh Kadilli etj.

Krerët e departamenteve
Një rol të rëndësishëm në jetën dhe funksionimin e partisë kanë edhe departamentet. Krerët e departamenteve kanë përgjegjësinë e tyre në rrudhjen e pandalshme të partisë, mungesën e frymës dhe programit. Disa prej krerëve të departamenteve janë emëruar me vendim personal nga Lulzim Basha, siç ishte edhe rasti i emërimit të Besnik Aliajt në krye të departamentit të Planifikimi dhe Zhvillimi Urban. Statusi i PD parashikon që Këshilli Kombëtar, përpos të tjerave, vendos për shkarkimin dhe emërimin e krerëve të departamenteve. Nëse Basha do t’i hapë rrugë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ky forum i lartë mund të shkarkojë ose të konfirmojë në detyrë dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin në krye të departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit, Besnik Aliajn në krye të departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, Avenir Pekën në krye të departamentit të Sigurisë Kombëtare, Suzana Guxhollin në krye të departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore etj.

Mosbesimi tek Basha
Zgjedhjet lokale të 2015 ishin prova e parë elektorale e Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. Nën drejtimin e Bashës kjo parti shënoi humbjen më dramatike që nga themelimi i saj. PD humbi 45 njësi vendore nga 61 të tilla. Humbi mbi 90 për qind e këshillave bashkiakë. Diferenca mes mazhorancës dhe opozitës, si asnjëherë më parë, u thelua me 500 mijë vota. Edhe pse Sali Berisha e pati paralajmëruar një humbje të tillë, përmasat e saj shkaktuan një tronditje në lidershipin demokrat. Pak muaj pas zgjedhjeve, deputeti Eduard Selami, konstatoi se Lulzim Basha nuk ngjallte shpresë. Një qëndrim më të zymtë ka mbajtur, edhe Astrit Patozi, i cili ka paralajmëruar asgjësimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017. Kjo mosbesim i madh mbi Lulzim Bashën u shtua me zgjedhjet në Dibër. Nisur nga diskutimet në mbledhjen e së mërkurës, asnjë deputet i PD nuk ka shpresë për fitore në 2017.
 
Lidershipi i PD që kërkojnë deputetët të shkarkohet
Edi Paloka, nënkryetar i Kryesisë
Edmond Spaho, nënkryetar i Kryesisë 
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm
Enno Bozdo, sekretar për Organizmin
Grida Duma, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Ervin Salianji sekretare për Aksionin Qytetar
Ivi Kaso, sekretar për Zgjedhjet
Fatbardh Kadilli, sekretar për Burimet Njerëzore
Valbona Mezini, sekretare për Organizatat Partnere
Nevila Xhindi, sekretare për Shoqërinë Civile
Gert Bogdani sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë
Arben Imami, Kryetar i bordit të fondacionit për Liri dhe Demokraci
Halim Kosova, Komisioni i etikës dhe integritetit
Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor
Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike 
 
Departamentet
Jamarbër Malltezi, Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi
Besnik Aliaj, Planifikimi dhe Zhvillimi Urban
Avenir Peka, Siguria Kombëtare
Suzana Guxholli, Energjia dhe Burimet Natyrore
Ervin Minarolli, Infrastruktura dhe Transporti
Enkelejda Sallaku, Bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria
Endri Hasa, Shoqëria e Informacionit
Florion Mima, Ekonomia dhe tregu
Sherefedin Shehu, Financat publike, Tregu bankar financiar dhe jo bankar
Jemin Gjana, Kontributet Historike
Kastriot Sulka, Punësimi dhe Çështjet Sociale
Bardh Spahia, Emigracioni dhe Diaspora
Enkelejd Alibeaj, Siguria, Rendi Publik, Lufta kundër Krimit
Endira Bushati, Administrata Publike
Eduard Halimi, Drejtësia dhe Çështjet Ligjore
Lealba Pelinku, Antikorrupsioni, Aksesi Publik në Shërbime
Tomorr Alizoti, Përndjekurve Politikë
Enri Çeno, Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore
Ardian Turku, Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit
Luçiano Boçi, Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni
Arben Skënderi, Kultura, Rinia dhe Sporti
Tritan Shehu, Shëndetësia
Laura Vorpsi, Integrimi Europian
Kreshnik Çollaku, Politika e Jashtme
Gent Malko, Pronat 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?