Kërkesa e të përjashtuarve, ja
si mund të shkarkohet Basha 

Kërkesa e të përjashtuarve, ja<br />si mund të shkarkohet Basha 
Dy figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, Arben Imami dhe Jozefina Topalli kanë kërkuar mbledhjen e forumeve të larta të partisë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, me argumentin se ka shkelur Statutin e PD, gjatë projektimit, hartimit dhe shpalljes së listës së kandidatëve për deputetë.

Pas kërkesës, Imami dhe Topalli, kanë zhvilluar takime me të përjashtuar të tjerë, për të konkretizuar propozimin e tyre. Po si mund të shkarkohet kryetari i Partisë Demokratike?

Cilat janë kushtet, procedurat dhe numri i domosdoshëm i votave? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje nga statuti i PD, i cili përpos të tjerave, parashikon edhe mundësinë e shkarkimit të kryetarit të partisë. Neni 35 pika 4 i statutit të PD parashikon që, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka 270 anëtarë. Të përjashtuarit duhet të mbledhin firmat e 136 anëtarëve për të furur në rendin e punimeve të Kuvendit Kombëtar shkarkimin e Lulzim Bashës. Kjo do të jetë sfida e parë, ndërsa sfida e dytë lidhet me vendimmarrjen e Kuvendit Kombëtar.

Do të duhet që më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit të mbështesin mocionin e mosbesimit, për të finalizuar shkarkimin e Bashës. Ndërkaq, të përjashtuarit duhet të veprojnë me shpejtësi, para se të mbarojë mandati i këtij parlamenti, pasi me humbjen e statusit të deputetit, humbasin edhe forcën në forumet e larta të Partisë Demokratike. Mbetet për t’u parë nëse pas betejës së re kundër Lulzim Bashës ka apo jo dorë ish-kryeministri, Sali Berisha. Deri më tani, Berisha nuk ka mbajtur asnjë qëndrim mbi reagimet e të përjashtuarve, që janë edhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite.

Takohen të përjashtuarit nga lista
Pas kërkesës së bërë nga Jozefina Topalli dhe Arben Imami, për shkarkimin e Lulzim Bashës, deputetët e lënë jashtë listës nga kryetari i PD, janë mbledhur në ambientet e një restoranti në Tiranë. Krahas Imamit dhe Topallit, tryezës i janë bashkuar dhe deputetët e tjerë jashtë liste si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja dhe Ridvan Bode. Patozi dhe Bregu kanë mbajtur qëndrimet po aq të forta kundër Lulzim Bashës.

Me sa duket, në të njëjtën linjë janë edhe Ridvan Bode dhe Keltis Kruja. Më herët, dy ish-drejtuesit e lartë të PD kërkuan mbledhjen e forumeve drejtuese dhe shkarkimin e Bashës nga detyra me pretendimin se ka shkelur statutin duke miratuar listën e kandidatëve pa e diskutuar me strukturat. Ndërkaq, të përjashtuarit e tjerë me peshë vijojnë të heshtin.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)