SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, Erion Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lekë ose dhunë! S’ka përgjegjës për 21 janarin e Gërdecin

Kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt socialistët e konsiderojnë si tregues të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Duke folur në Komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej ligji për konfiskimin e objekteve pa leje deputeti Erion Braçe tha se gjithçka është falë reformës në drejtësi të kësaj mazhorance.

“Një trup që bëri një reformë drejtësie që ndërtoi institucione të cilët sot kanë kurajën të vënë para ligjit cilëndo që shkelin ligjin. Po të kishte qenë një trupë tjetër. I ka emëruar Edi Rama me dorë keni thënë, i kemi ndërtuar siç keni thënë ju, i ka vënë Edi Rama me dorë keni thënë ju”

Braçe nga ana tjetër kujtoi edhe mënyrën që sipas tij mbylleshin dosjet për zyrtarët e lartë në prokurori e gjykata kur qeveriste Sali Berisha. Ai theksoi se ende nuk ka përgjegjës për 26 viktimat e Gërdecit dhe 4 vrasjet e 21 janarit. 

“Po të kishte qenë një trupë tjetër kjo çështja e inceneratorëve Mondi do ishte zgjidhur me lek ose me dhunë, ose me procedurë. Ose duke mbaruar mandati shqyrtimit me procedurë, herën tjetër o ma më dhemb barku aman mos më gjykoni deri kësaj jave. Kjo ishte drejtësia deri dje. Mondi po thoja që jo për çështje si kjo e inceneratorëve, por për nja 230 mln euro që i ka numëruar KLSH në atë periudhë dhe prokuroria dhe 26 të vrarë për të cilët akoma nuk ka përgjegjësi dhe 4 të tjerë të vrarë 10 metra më tutje për të cilët nuk është bërë përgjegjësi”, tha Braçe.

Përgjigja e Braçes ishte pas deklaratës së deputetes së PD, Jorida Tabaku e cila përshëndeti disa përfaqësues të Ministrisë së Financave, edhe ish ministrin Cani që rezistuan presionit.

“E gjithë administrata shqiptare shkruan ligje për biznesmenët. Kjo është kapja e shtetit. Ligje me porosi. Unë dua t’i jap vlerësime të mëdha për të gjithë ata përfaqësues të Ministrisë që kanë rezistuar. Po i referohem çështjeve të inceneratorëver. I referohem drejtoreshës dhe Ligjet e shtetit të shkruara nga Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri", tha Tabaku.

Në fund Komisioni i Ekonomisë miratoi ligjin për konfiskimin e objekteve pa leje. Ku ligj parashikon se ndërtimet që shkelin me mbi 10% lejen e ndërtimit do të konfiskohen nga shteti. Si risi të re ligji ka vendosur detyrimin e ndërtuesve që krahas dokumenteve teknike në fazën e aplikimit për leje ndërtimit, të pajiset edhe me kontratën e sigurimit të objektit.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greis: 12/07/2023 12:51

    O BRAÇE LENE SI DO W KISHIN ZGJIDHUR ATA.... PO MOS E MBRO HAJDUTIN. LERENI TE KALBET NE BURG SE ESHTE HAJDUTI I PARE ME I MADH I PS. I DYTI ASHT BALLUKU..... QE VJEDHIN TAKSAT TONA. TI MOS U BE PALE.... APO TE KANE DHENE NA I COP E TY... PO KUR DO E TREGOJN EMRIN E ALI BABAES.... APO KUR TE KAPEN TE 40 HAJDUTET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren