Kërkesa për largimin e Bashës,
Vokshi: Të diskutohet pas zgjedhjeve

Kërkesa për largimin e Bashës,<br />Vokshi: Të diskutohet pas zgjedhjeve
Deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në Report Tv deklaroi se lista e Bashës është e harmonizuar me kontributet në parti dhe shoqëri.
 
Republika e re kërkonte edhe një ekip të ri, që ndërthur pjesën e vjetër dhe me eksperiencë me pjesën e re, disa figurave të shkëlqyera, por kemi edhe të rinj fantastikë.
 
Të gjithë prisnin ndryshime, numri i 24 i largimeve nuk do të thotë asgjë. Le të shohim personat që udhëheqin listën në të gjitha qarqet.
 
Mua më vjen keq dhe çudi, se në fakt listat po diskutohen me dy standarde. Kur nxori listën PS, kishte a ka kriminelë? Askush nuk diskutoi shkollimin e kandidatëve. Listat duhet shqyrtuar njëlloj, por kjo listë do t’i sjellë fitoren PD
” deklaroi ajo.
 
Duke u ndalur te përjashtimet e gardës së vjetër dhe të 'rebelëve' ndaj Bashës në PD, Vokshi tha se debati dhe kërkesa e këtyre për shkarkimin e kryetarit të PD duhet të bëhet pas zgjedhjeve.
 
Ajo vazhdoi më tej duke thënë se edhe brenda radhëve të tyre ka mos përputhje të asaj që duhet bërë.

Edhe brenda kolegëve të mi, që nuk janë më në lista ju keni parë që ka mos përputhje të asaj që duhet bërë.
 
Unë nuk dua ta komentoj, pasi nuk i shërben PD, cdo lloj debati fare mirë mund të vazhdojnë në një moment të dytë.
 
Nëse do të ketë kërkesë, pas zgjedhjeve forumet duhet ti shqyrtojnë në bazë të statutit për cdo lloj kërkese, jo vetëm të Imamit, Topallit, Bodes dhe të tjerëve.
 
Pas zgjedhje kanë të drejtë për cdo lloj shqetësimi në institucionet e partisë
” tha ajo.
 
Vokshi: Nuk ndihem mirë që jam në listë para Berishës
Përsa i përket listës, Vokshi deklaroi se Basha i ka vlerësuar gratë, ndryshe nga Rama dhe nuk ndihet aspak mirë që në listën e Tiranës është para Berishës.
 
Edhe unë nuk ndihem mirë që jam në listë para Berishës, ai është lideri shpirtëror i Partisë Demokratike.
 
Entuziazmi në terren është shumë i madh, njerëzit na ndalojnë në rrugë dhe janë të kënaqur që jemi në zgjedhje
”.

Vokshi: Mjekët presion pacientëve për votat
Në vijim të intervistës në Report Tv, Vokshi deklaroi se administrata vazhdon presionin për fushatën, ndërsa denoncoi edhe një rast, ku sipas saj një mjeke i kishte kërkuar pacientes që t’i jepte votën, pasi në të kundër nuk do t’i jepte recetën e ilaçeve.
 
Në zonën time te dega numër 7 një mjeke merrte në telefon pacientët dhe u kishte thënë se nëse nuk më jep votën nuk të jap recetën e ilaçeve të rimbursueshme për vjehrrën.
 
Për këto lloj denoncimesh dhe përdorimi të administratës po flasim ne. Unë i bëj thirrje cdo qytetari që nëse ka presion për votën në cdo qendër punësimi të na informojë, pasi kemi raste të faktuara, që kanë shkuar edhe për procedim penal.
 
Të tjera denoncime ua kam dërguar ministrave dhe cdo kush do të marrë dënimin që meriton, por qytetarët duhet të kenë parasysh që dënohet edhe ai që e shet votën, në bazë të ndryshimeve të fundit, rrezikojnë një vit burg më minimalja
’ përfundoi deputetja e PD.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024