KOSOVË- Java që po shkon është përcjellë me një prej zhvillimeve më të rëndësishme sa i përket dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në Prishtinë e Beograd ka qëndruar i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA’së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Derisa për takimet në Kosovë nuk është dhënë ndonjë detaj, përveç atij që palët të rikthehen sa më shpejtë në dialog, për takimin që ka pasur Grenell me Vuçiçin në mediat serbe është spekuluar shumë.
Këshilltarja për media e Vuçiçit madje ka thënë se në takimin me përfaqësuesin Special të Trumpit ka ndodhur diçka e çuditshme.
“Vuçiq ka mbajtur shënime për vete”, ka thënë këshilltarja për media e Vuçiqit.
Gjithashtu ajo ka thënë se Vuçiç pas daljes nga takimi nuk ka folur me askënd prej njerëzve të tij të afërt për disa minuta, pasi i është dashur ta rimarrë veten pas takimit me Richard Grenell. E lidhur me këtë takim në mediat serbe po raportohet se njeriu i Donald Trump i ka kërkuar Vuçiçit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Kështu shkruan sot “Kurir”, e thirrur në disa burime diplomatike. Ndryshe Vuçiç dje ka dhënë disa detaje sa i përket takimit që ka pasur me Richard Grenell, duke thënë se ka qenë një bisedë e vështirë. Kreu i shtetit serb tutje ka shtuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe i ka bërë me dije popullit serb e Serbia nuk do të marrë asgjë, pasi askush nuk ofron asgjë./Zëri
Lajmi në Kurir
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
SHBA/ Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare
15 Dhjetor, 07:23
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06