Kërkesat e Ramës për SPAK që të hetojë Berishën, avokati Ngjela: Hyn kot në lojë! Çështjet penale nuk fillojnë nga deklaratat politike, duhet bërë denoncim nga FBI amerikane

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për SPAK, të cilëve i thotë që të hetojnë Sali Berishën, politikanët e tjerë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në një intervistë për "Sot live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu duke thënë se SPAK është institucion sekret dhe hetimet fillojnë vetëm nëse bën denoncim FBI amerikane.

"SPAK është një institucion sekret sot, por fakti që ka folur kështu ka një tërheqje, e para si imponim kurse kjo sugjerim. Megjithatë do të kemi parasysh që shteti demokratik në një shoqëri kapitaliste nuk është shteti i qeverisë, është i gjykatës. Shiko ç'bëhet në Shqipëri, ngrihen çmimet ose ka gjëra që duhen zgjidhur përmes gjykatës, bën kryengritje ai tjetri. Po gjykatat si janë? Këta i kanë prishur gjykatat. Sa i përket non gratës, nuk ka lidhje se është një dekret i DASH dhe nuk mund të kërkosh provat e Amerikës nga Tirana. Ajo e ka ndaluar të hyjë në Amerikë për arsyet e veta. Do ta çojë apo jo para gjykatës FBI, kjo është çështja e tyre. Nuk ka tagër kryeministri shqiptar. FBI amerikane që ka mbledhur provat dhe ia ka dhënë Administratës së Lartë Amerikane mund t'ia paraqesë SPAK-ut. Deri tani, FBI nuk ka bërë denoncim", tha Ngjela.

Ndërsa për faktin që Sali Berisha i është drejtuar gjykatës së Parisit për shpalljen "non grata" nga SHBA, Ngjela thotë se ish kryeministrin e gënjyen. Sipas tij duhet të kishte çuar çështjen në një gjykatë në Amerikë por nuk e bëri se i dilnin provat.

"Deklarata politike nuk mund të fillojë dot çështje penale. Këta nguten. Berisha e atakoi në Francë, e gënjyen. Ka një afat ligjor dhe Saliu e ka humbur, ndaj është i formës së prerë. Ligji amerikan thotë se nëse nuk e atakon, pranon fajësinë. Ai nuk e bënte dot në Amerikë se i dilnin provat. Kryeministri hyn kot në lojë. Ç'i duhet Ramës që i kërkon SPAK hetimin. Do një denoncim, pa denoncim nuk ka", tha Ngjela.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 11/05/2022 14:22

    Ky eshte komplet deluziv. FBI nese mbledh prova i mbledh per krime federale te kryera nga kushdo por qe jane krime sipas ligjit penal federal te SHBA. Dhe nuk ja jep DASH apo shteteve te huaja por prokurorise federale. FBI nuk ben denoncime por pranon te tilla si cdo organ me kompetenca te hetimit te krimit ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia