Kërkesat e studentëve/ Debate te 'Media' Ministrja: Ligji për Arsimin e Lartë s'mund të ndryshohet! Vokshi: Pakti për Universitetin, mashtrim

Kërkesat e studentëve/ Debate te 'Media' Ministrja: Ligji për Arsimin e Lartë s'mund të ndryshohet! Vokshi: Pakti për Universitetin, mashtrim

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini sot gjatë raportimit te Komisioni i Medias

Qeveria është kundër ndryshimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë. Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë ka deklaruar gjatë raportimit në Komisionin e Medias se nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore për katër nga kërkesat për ndryshimin e 4 neneve të Ligjit të Arsimit të Lartë, që përfshijnë pjesëmarrjen në Senate, apo rritjen e së drejtës për zgjedhjen e rektorëve dhe dekanëve. Sipas saj, studentët duan rritjen në 50% të numrit të studentit në Senat, ndërkohë që kjo nuk është e mundur pasi pjesëmarrja në senat kërkon gradë dhe nuk është një praktikë që ndiqet as në vende të tjera.

Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga ështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë. Studentët duan rritje nga 10-50% në organet për vendosjen e dekaneve dhe rektorëve dhe një përfaqësues nga studentët në bordet e menaxhimit. Në asnjë rast nuk është i prezantuar studenti në masën 50%, nuk kemi parë raste. Në zgjedhjen e rekorëve dhe dekanëve, studentit i kërkohet ekspertizë se kush do ta udhëheqë universitetin, Nuk e kemi parë një model që studenti të ketë një vendimmarrje të tillë, studenti hyn e del aty, nuk qëndron kohë të gjatë nuk mund të jenë vendimmarrës për ata që do të jenë udhqëheqes për ata që do të jenë aty për kohë më të gjatë.

Ministre e Arsimit

Ministrja theksoi gjithashtu se janë shkarkuar përfaqësuesit e ministrisë që janë nëpër bordet e universiteteve, ku një nga përfaqësuesit do të zgjidhet nga vetë studentët. "Kemi themeluar te portali i transparencës që  të botohen të gjithë vendimet e senatit, buxhetet që edhe studentët e papërfaqësuar të jenë të informuar, cdo tre apo katër muaj informacioni do të azhornohet dhe të gjithë do të ketë të njëjtën qasje, që të dinë se si shpenzohet buxheti për universitetin”- tha ajo. 

Ndërsa opozita u shpreh kundër qëndrimeve të ministres. Deputetja e PD dhe njëherazi kryetare e komisionit parlamentar të Medias tha se Pakti i qeverisë për Universitetin është mashtrim. "Ju po pranoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që Pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që prenuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe t'i thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave. Ju po pranoni që Pakti është një mashtrim", u shpreh Vokshi.

Edhe LSI akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë mashtruar studentët. "Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill. U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shown, por të bashkohemi për të ardhmen tonë".

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë