Kërkesat e Zelensky në Kuvend/ Koçi e Haklaj: Normale! Çoçoli: Turistët rusë sjellin të ardhura 25-30 milionë euro në vit! Bregu: Ndikon në turizëm

Mesazhi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë temë e diskutimit në emisionin e sotëm 'Repolitix' në Report Tv të gazetarit Denis Minga. Ndër kërkesat e Zelensky ishte mbyllja e porteve ndaj Rusisë dhe kufizimi i turistëve rusë në vendin tonë.

Deputeti socialist, Petro Koçi i konsideroi normale kërkesat e presidentit ukrainas duke thënë se ka fituar edhe simpatinë e njerëzve në mbarë botën duke bërë reagime të shpeshta për sulmet nga forcat ruse në Ukrainë.

"Ishte normale që të fliste për të gjithë terrorin dhe krimet e luftës që ka bërë Rusia deri tani në Ukrainë, natyrisht duke ilustruar dhe me shembuj konkretë. Unë dua të theksoj edhe faktin që në përgjithësi Zelensky ka bërë kërkesa dhe kritika. Ndaj është normale të fliste për anijet ruse që janë ndaluar në shumë vende të botës dhe për turistët se mund të ketë elementë që janë pjesë e spiunazhit", tha Koçi.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli përmendi të dhënat e INSTAT për ardhjen e turistëve ukrainas dhe rusë në vendin tonë, përfshirë edhe të ardhurat që ka sjellë turizmi i tyre në Shqipëri.

"Në 2021, është një shifër që pak e besoj por ka pasur 110 mijë qytetarë të ardhur nga Ukraina. Zakonisht kanë qenë grupe familjare që vinin me paketa turistike. Sa i përket të ardhurave, 25-30 milionë euro sjellin rusët ndërsa ukrainasit sjellin 40-45 milionë euro, megjithëse është një shifër që s'më duket shumë reale", tha Çoçoli.

Gazetari Sokol Bregu tha se nuk mund të preket në këtë mënyrë turizmi pasi do të ndikonte në ekonominë e vendit tonë.

"Edhe vetë Zelensky e nisi me urim për Bajramin se i hyri një historie fetare dhe e përmendi që nuk i la Rusia të bënin Pashkët e tyre. Pothuajse e gjithë bota është me Ukrainën. Zelensky mund të kërkojë shumë gjëra përveç turizmit dhe ne nuk e prekim dot. Pse duhet të prekemi tek kjo pikë? Nuk e di fiks çfarë dëmi do t'i bënte Shqipërisë mos-ardhja e turistëve rusë. Na e nxjerrin në fund qeveria dhe thonë 26% e të ardhurave vijnë nga turizmi. Vetëm këtë kemi aset në ekonomi", tha Bregu.

Ish kreu i PD në Tropojë, Azgan Haklaj është pro kërkesës së Zelensky për të ndaluar turistët rusë që të vijnë në Shqipëri.

"Shumica e të vrarëve në Ukrainë janë myslimane. Beteja mes Ukrainës dhe Rusisë është betejë për jetë a vdekje mes Zelensky dhe Putin. E gjithë beteja është për historinë. Unë jam për ndalimin e anijeve dhe për turistët rusë", tha Haklaj.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve