Anija turke e kërkimeve sizmike ” Oruç Reis” ka arritur sot në destinacionin e saj, duke shkaktuar shqetësim të madh në shtetin grek dhe në pjesën greke të Qipros. Njoftimi është bërë publik nga ana e ministrit turk Fatih Donmez, i cili theksoi se përpjekjet e Turqisë për pavarësinë energjetike në Mesdhe vazhdojnë.
Njoftimi i NAVTEX disa ditë më parë, në të cilin theksohej se kërkimet në Mesdhe do të vazhdojnë deri me datën 23 gusht, për zonën ku Oruç Reis do të kryejë studime sizmike, mobilizoi Greqinë. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm egjiptian Samih Şükri pasi mësoi se Oruç Reis kishte arritur në vendin ku do te kryej kerkimet. Me anë të një postimi në tëitter Ministra Greke e Punëve të Jashtme, raportoi se zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor ishin fokusi kryesor i diskutimeve.
Oruc Reis pritet të rrisë tensionet mes dy palëve, të acaruara që prej disa kohësh, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së vijës detare greko-italiane disa javë më parë.
Kryeministri Grek, menjëherë pas njoftimit të NAVTEX Turqisë thirri një takim urgjent të Këshillit Drejtues të Sigurisë Kombëtare. Po ashtu ai njioftoi edhe presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe pasdite do të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Ndërkohë, ushtria greke është vendosur në gatishmëri të plotë dhe ka anuluar të gjitha lejet për personelin të planifikuara gjatë muajit gusht, në përjashtim të rasteve të veçanta.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
VIDEO/ Dy gola dhe dy asiste, Rey Manaj shkëlqen në Turqi! Sivasspor fiton pas tetë ndeshjeve
25 Janar, 15:30
-
PAMJE TË RËNDA! Video tronditëse nga tragjedia në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve
24 Janar, 18:33
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42