Kërkimet për naftë në Shpirag, Rama: Përpjekja 10-vjeçare po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës

Kërkimet për naftë në Shpirag, Rama: Përpjekja 10-vjeçare po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga Shpiragu, ku vijojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës, pasi pak kohë më parë u fol për zbulimin e një vendburimi nafte.

Rama shkruan se jemi pranë testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri në sipërfaqen e tokës.

Këto përgjigje sipas Ramës pritet të dalin brenda fundit të këtij viti. Ai shton se përpjekjes dhjetëvjeçare po i afrohet ora vendimtare e së vërtetës.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës. Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë. Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës”, shkruan Rama.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 22/08/2023 22:17

    Pse.., dmth per kete paska vuajtur Shqiperia deri tani. Nuk ka pasur financa te mjaftueshme per te rritur investimet dhe mireqenien e popullit. Me entuziazmin qe tregon ti z.Kryeminister i bie qe nga viti qe vjen nuk duhet te kete rroge dhe pension nen 1 mije €. Ja te shohim pra..Por kam frike Sepse do na dale ndonje grup armiqesor e do ngelet populli me gisht ne goje. Sepse nuk jemi si ne kohen e xhaxhit qe nese dilte grup armiqesor hetuesia dhe gjykata te varnin prej koqesh. Sot hetuesia dhe gjykata behen pale me grupin armiqesor...

    Përgjigju
  • Patriot: 22/08/2023 20:05

    Po delirone me pasurit Nëntokësore të cilat jane dhënë me konçesion, dhe vendi ka te dr vetëm 22% te prodhimit te saj, plus tvsh pas zbritjes se kostove Nga kompania,për sa vite Nuk e Di (44vjet) Qejfi ta ka Z. RAMA të Bësh lajme sps e ndjeve qe lufta me bejlerin të kushtoj mbledhjen me krerët e ballkanit perndimorë,kush e di cfare fjalimi kishe pergatit...E krijove nje situat edhe nga larg : Vllau jotë kercenoj me Luftë Ti me Paqe Qetsim ujrash nga krahu tjetër,Per të dhën mesazhin se jemi Ne kokat e Ballkanit Perëndimor (Vucic/Rama/Aleks) Ke harruar Polutiken e brendshme , Ke Disa Skandale Me korrupsionin Galopant ,me ministra ke skandale Në polici Ushtri mjeksi ke ca takime te fsheta me Melonin ,Tonin ,Aleksin ??? KU po e cone vendin me kete model ekonomik PPP e Qeveri kuislinge (De fakto de juro) ; oligarki turizëm 'Ndërtim dhe investime Ne fasada Qytetesh BOSHE me shqiptare ,Do thuash po popullohen me te huaj turist italian pensionist Qytetar nga bote 3 me sllave Qe po ikin nga lufta (Rusi/Ukrahin) Ta marim si Arritje ne shqiptarët këtë, Nuk besoj Se je votuar për këtë ; Je votuar per 250,000 mij vende pune ,te ikën 1 miljon, SHQIPTAR ,je votuar per legalizime falas i mbylle fare hipotekat nga korrupsioni,je votuar per mjeksi falas ngele pa mjek pa infermier per Arsim ngele pa mësues ngele me klasa bosh ne cdo nivel Arsimi!,u votove për bujqësinë ,Ua le barrë pensionistëve se rinia iku nga fshati; u Votove per Rend dhe SIGURI publike ne institucionet e sigurisë nuk kanë te sosur skandalet ne polici garde burgje etj flasin me shume; Ne ushtri 10 vite pa parad 'ske Arme 'ske trupa ke perfunduar te ushtari me 9 klas shkollë , premtove paga pas 11 viteve ne Qershore 2024 bërë rritje serioze dhe me Ate te imponuar nga situata se ngele pa Administrat e megjithate djallzisht, hëngre një pale zgjedhje 14 maj 22 pretendon te dytat 2025 ,premtove rruge porte areporte Fshatra turistik tynele hidrocentrale miniera gjithcka ne dore te oligarkis Qe po i Nderton dhe po i hipotekon me koncesione minimumi 44 vjet; puntoret e tyre paguhen me paga minimale, vazhdojne me paga 45mi/L, bashke me fasonin Qe po shfrytëzojnë vendas e te huaj ,MUND te vazhdojë pa funde por po e Permbledh 10% jane te kenaqur me ty 30% te duan nga halli 20% kane ngexur ne kete vend 40% Me ty pas 11 harruan Qe jane shqiptarë Nuk Besoj Se ka Ndonje popullë Qe mund ta pranojë kete,vazhdo i Qete ti dhe Kushdo, Qe nuk e vret Ndergjegja per situaten e pergjithshme te Kombit..Shiko se ka dhe nje shqiperi tjeter Qe nuk Duket !!!!!!!???????

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/08/2023 18:21

    Do kenaqemi me Pasqyra tani ne Shqiptaret...

    Përgjigju
  • Bes: 22/08/2023 18:11

    Ky po qe eshte lajm se u boshatis arka dhe spo kishit me se cfare te vidhnit.Ishalla po ju vjen ndnj karamele nga Parlamenti te shpetojme nje here e mire nga kjo fare Hajduterie

    Përgjigju
  • redi: 22/08/2023 17:24

    Nga te vetmit ke ncension qe eshte ne favor te mires publike .Koncensionet ne shume shtete te perendimit jepen per aresye te mos perballimit nga shteti te fushave te ndryshme ,si ne hidrokarbure dhe minerale ,ne ndertim hidrocentralesh si dhe ne firma te thera te energjise.Por te japesh me koncension sherbime ise ndertim rrugesh dhe hekurudhash vjen ere qe qelb ekonomine dhe perfundon si inceneratoret dhe PPP ne mjeksi.Kontrata me Shellin eshte 50% me 50% dhe jo si me bankers dhe te tjeret si rruhu sot dhr qethu mot .Lajmi eshte i gezueshem dhe per ndertimin e industrise se re te naftes dhe gazit. Nese del gaz rshte mire qe Teci i Vlores te punoj me te dhe te jete prone e KESHit dhe jo me PPP e degjeneruara qe vetem hahdute na dhane kudo

    Përgjigju
    • Luli: 22/08/2023 21:20

      Mos kini merak se edhe kte koncension vet naltmadhnia do e hedh ne dore bashke me kastratin dhe beson e hajvanit qe ka delvinen. Ku i fal naltmadhenia thelat e medhaja. Ai lyen gishtat edhe ne copat e vogla rang ministrash e drejtorish jo me miliona euro te naftes.

  • Naftetari: 22/08/2023 16:28

    O cdo bejme qejf ore Fori!

    Përgjigju
    • Zoni: 22/08/2023 18:25

      Do notojme ne flori tani jo ne det. Hahahahaha

  • Arbëri: 22/08/2023 16:15

    Tani do i mbuloj të gjitha të zezat më naft ky kryekriminel shqipfolës!

    Përgjigju
  • Lala: 22/08/2023 14:36

    Shpiragu ka QE ne Kohen E italianit QE dihet QE ka naft.ashti sic dihet QE NAFTA ne Det esht gjetur QE ne Kohen E enverit NGA norvegjezet. Ti hallall QE ke popull idiot QE E Kan mendjen ne tik Tok DHE jo te Sa vjedh ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja