Në hotel në Halkidiki klientët filmoheshin në momente intime, pronari: I regjistroja për përdorim personal

Në hotel në Halkidiki klientët filmoheshin në momente intime, pronari: I regjistroja për përdorim personal

Foto ilustruese

Në një hotel në fshatin Kassandra në Halkidiki të Greqisë pronari kishte vënë kamera të fshehta përgjimi në dhoma.  Skandalin e ka denoncuar fillimisht një çift, të cilët thanë se gjetën një kamerë të fshehtë vëzhgimi në dhomën e tyre që regjistronte momentet private.

Çifti ka vënë re kamerën e fshehtë më 29 shtator dhe të nesërmen ka denoncuar pronarin në Polici, në mënyrë që të vijojë procesi i vetëkontrollit.

Në një hetim të kryer nga autoritetet, u zbulua se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e akomodimit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke pronari është shoqëruar dhe ka theksuar në dëshminë e tij se po regjistronte momentet private të qiramarrësve për përdorim personal. Më pas ai është lënë i lirë.

1664812913_Screenshot5.jpg

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasam: 04/10/2022 23:01

    per tverifiku me shpejt nqs ka kamera te fshehta kudo qe te jeni mjafto nje smartphone video selfie pra kthe kameren nga vetja dhe shiko rreth dhomes kap pikat e kuqe te kameres se fshehte????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale