Kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge në Evropën Lindore, kapet shqiptari në Spanjë, po priste 72 kg kokainë! Skema, si futej arka me polumbarë në anije (Emri)

Trafiku ndërkombëtar i drogës nuk pushon asnjëherë! Policia e Spanjës ka finalizuar me sukses, në një mënyrë spektakolare një operacion antidrogë, ku kanë rënë në pranga shqiptari 42 vjeçar Auron Dule, dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar. Nga operacioni janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike.

Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore. Dule është arrestuar në Itali në 2018 për trafikim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme nga Turqia në drejtim të Italisë, por ka mundur të lirohet.

Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës ka deklaruar se dy zhytësit nga marina peruane dhe ish-detar tregtar janë arrestuar, teksa u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, për të hedhur në zbatim planin brilant, i cili u dështoi duke i çuar më pas në prangat e policisë. Të arrestuarit u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo. Ndërsa ata shkarkonin drogën, shtetasi shqiptar Auron Dule po i priste në një makinë për të marrë 72 kilogramët e lëndës narkotike që u sekuestruan.

Mediat e huaja deklarojnë se Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. Ata u larguan për në Spanjë në 4 mars të këtij viti. Në plan të parë dukej se kishin shkuar me pushime, por në të vërtetë ishin bërë pjesë e një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, saktësisht si të infiltruar, në dërgesën me kokainë në anijen Thomas C dhe në shkarkimin e saj në Avilés, një port i njohur për futjen e drogës që vjen nga Amerika e Jugut.

Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
U kap në Spanjë gjatë një operacioni anti-drogë, 42 vjeçari shqiptar ishte arrestuar në 2018 për trafik droge nga Turqia në drejtim të Italisë

Auro Dule vlonjati i arrestuar nga një operacion antidrogë në Spanjë së bashku me 3 peruanë, rezulton një person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mirëpo Dule është arrestuar në Itali e dhe në 2018 për trafikim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme nga Turqia në drejtim të Italisë, por ka mundur të lirohet.

Nga operacioni i finalizuar në Spanjë janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë