Plagosje, atentat dhe pistoletën në kokë djalit të bosit të naftës, kapet fieraku i dënuar për plagosje (EMRI-FOTO-VIDEO)

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për  “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në pranga është vënë Anxhelino Çervanaku, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri B. M.

"Çervanaku ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, sqaron policia.

Në vitin 2015, Devis Rustemaj së bashku me Anxhelino Çervanakun kërcënuan me armë zjarri djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi. Në 2017 Devis Rustemajt i bënë një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”.

Anxhelino Çervanaku

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë