Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është arrestuar këtë të premte në qytetin e Vlorës. 

Në prangat e policisë ka rënë Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka një masë arresti me burg nga një gjykatë italiane. 
Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar Ledio Zykajt masën e sigurisë ''Arrest në burg'' për veprën penale ''Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit'', parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim Ndërkombëtar!

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ''Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzim prostitucioni'' !

Specialistët e Seksionit kundër trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndërkombëtar:

Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, sepse Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'' për veprën penale ''Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit'', parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com