Kërkohej në Itali për shfrytëzim
prostitucioni, kapet në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar që kërkohej nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë ku rezulton se ndaj tij është dhënë një masë arresti me burg. 

Njoftimi i policise  
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet përkohësisht një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Më datë 02.11.2017, specilistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin : – Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale

“Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve