Kërkohej nga drejtësia italiane për vrasjen e kunatit të tij, arrestohet me qëllim ekstradimin 30-vjeçari në Lezhë

Gezim Gjini, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohej nga autoritetet gjyqësore italiane për vrasjen e kunatit të tij, në dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë.

Mësohet se 30-vjeçari, i cili fshihej në Shqipëri, u lokalizua në një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gëzim Gjini 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, kërkohej për llogari të Italisë për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 të tjerë.

Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë