Kërkohej nga Italia, arrestohet në
Durrës nje tjeter i “forti” i Shijakut
Pas arrestimit të pak ditëve më parë, ku në pranga ka rënë Durim Keçi, i cili ishte i dënuar në Itali me 9 vite burg, një tjetër i “fortë” i Shijakut ka rënë në pranga nga uniformat blu në Durrës
Pas arrestimit të pak ditëve më parë, ku në pranga ka rënë Durim Keçi, i cili ishte i dënuar në Itali me 9 vite burg, një tjetër i “fortë” i Shijakut ka rënë në pranga nga uniformat blu në Durrës.
Mësohet se në pranga ka rënë Riza Sheshi, 50 vjeç, i cili rezulton të jetë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se Gjykata e Genovës ka lëshuar urdhër arresti për 50- vjeçarin me akuzën e “Pjesëmarrjes në organizata kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Drejtësia Italiane ka lëshuar Urdhër Arresti për veprën penale "Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
• Riza Sheshi 50 vjeç, banues në Shijak.
Gjykata e Genovës Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22