U shpall në kërkim nga SPAK për hetimet për inceneratorët, arrestohet në Gjermani Silvester Driza, pritet ekstradimi! Themeloi firmë fiktive për mbetjet

I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Silvester Driza është vënë në pranga nga autoritetet gjermane, ndërsa pritet ekstradimi i tij. 30-vjeçari u shpall në kërkim në nëntor të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit.

Në dosje Silvester Driza flitet si administrator i firmës Sili sh.p.k, përmes së cilës Klodian Zoto ka realizuar një skemë të pagesave fiktive.

“I pandehuri Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe të pandehurit Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Integrated Technology  Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, “Sili” sh.p.k, me administrator shtetasin Silvestër Driza, “J.P.Y”sh.p.k, me administrator shtetasin Juri Ymeraj”, thuhet në dosjen e SPAK

Por emri i Silvester Drizws është përmendur edhe më herët për çështjen e inceneratorëve.

Kompania ‘Sili’, krijuar në 23 shator 2016, me seli në Durrës, në emër të Silvestër Driza, i cili i ka shitur aksionet Agim Seferit, një tjetër emër i lidhur me Lefter Koka. Kjo kompani ka marrë nga dy kompanitë e inceneratorëve të Elbasanit shumat 112 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë USD dhe 164 mijë euro, për kryerje punimesh, me fatura fiktive. Lëvizja e parave ka ndodhur në periudhën janar-mars 2017. Edhe ‘Sili’ më pas ka ‘blerë sheqer’ tek kompania ‘Sucralba’ e vëllait të Lefter Kokës, duke i dhënë 164 mijë euro. Më pas ‘Sili’ ka gjetur rrugë tjera për t’i kaluar paratë Kokës. Kompania ‘Sili’, sipas dosjes, merrej me shitje sheqeri dhe nuk rezulton të ketë kryer kurrë punime në Elbasan. Edhe kjo kompani është përdorur, sipas dosjes, nga Lefter Koka për të marrë paratë. Edhe kompania ‘Sili’ është pajisur me kasë fiskale dhe ka lënë një numër telefoni, i cili i përket Oligerta Osmanit, ekonomiste tek Kantina e Pijeve të Lefter Kokës.

Kujtojmë se SPAK ka mbyllur deri tani hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit dhe ka kërkuar që çështja të shkojë për gjykim, ndërkohë që ende nuk ka një vendim nga GJKKO, e cila e mban në seancë paraprake për të dyja dosjet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

1677053993_silvesterdriza.jpg

 

Silvester Driza

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:20
U shpall në kërkim nga SPAK për hetimet e inceneratorëve, Report Tv siguron foton e Silvester Drizës

1677053993_silvesterdriza.jpg

I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Silvester Driza është vënë në pranga nga autoritetet gjermane, ndërsa pritet ekstradimi i tij. Report Tv siguron foton e 30-vjeçarit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive