Kërkohen kursime në të gjitha ministritë e Gjermanisë

Kërkohen kursime në të gjitha ministritë e Gjermanisë

Sipas raportimeve në mediat gjermane, në buxhetin e qeverisë së koalicionit në Berlin për vitin e ardhshëm po hapet një boshllëk i ri disa miliardësh. Ministrit gjerman të Financave, Christian Lindner, (FDP) do të duhet të mbushë boshllëkun e miliardave dy shifrorë, sipas mediave. Gazeta "Handelsblatt", ka publikuar shifra, duke iu referuar qarqeve qeveritare në Berlin.

Sipas saj në buxhetin e vitit 2025 mungojnë 13 miliardë euro. "Boshllëku buxhetor do të jetë dukshëm në nivelin dyshifror", ka cituar "Handelsblatt" një përfaqësues qeverie. Kurse gazeta "Bild" kishte bërë fjalë për 25 miliardë euro që i duhen buxhetit. Një javë më parë, i ngarkuari për buxhetin tek grupi parlamentar i Unionit CDU/CSU, Christian Haase, kishte bërë të ditur, se kemi nevojën e një kursimi prej rreth 36 miliardë eurosh për vitin 2025. Ende nuk është e qartë se sa do të jetë mungesa buxhetore për 2025-n, sipas tij.

Duhen vendosur prioritete

Pas këtyre njoftimeve vijnë edhe reagimet e para nga politika. Torsten Herbst, politikani liberal për financat, i FPD, partnere e koalicionit qeveritar ka kërkuar për vitin 2025 kursime në të gjithë sektorët. "Çdo ministri tanimë duhet të ofrojë kursime konkrete, projekte të tëra dhe detyra duhet të vendosen në pikëpyetje", tha Herbst për gazetën "Bild" të shtunën. Nuk mjafton më të mbledhësh, FPD kërkon "vendosje të vërtetë prioritetesh". Sipas Herbst duhet të ketë dy prioritete, siguria dhe mirëqenia. "Siguri brenda vendit dhe jashtë si edhe mbështetje të ekonomisë dhe lokacionit Gjermani."

Zëdhënësi i FPD për çështjet buxhetor, Otto Fricke ka theksuar po ashtu për mediat, se edhe ministri i Mbrojtjes, Pistorius duhet "të ndihmojë ministrin e Financave dhe të thotë", se ku do t'i marrë paratë shtesë. Bundeswehr ndodhet para reformimit të madh pas ndryshimit të politikës gjermane për mbrojtjen dhe fondit 100 miliardësh për ushtrinë gjermane pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kurse politikani liberal, Herbst propozoi madje edhe heqjen e ndihmave humanitare për Kinën dhe Indinë. "Shtetet me programe kozmike nuk duhet patjetër të marrin ndihma zhvillimi nga Gjermania", ka thënë ai për "Bild"./ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike