Dy persona në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë përfunduar Arben Veli, 40 vjeç, banues në Fshatin Dajç si dhe Anton Preçi 32 vjeç banues në Fshatin Bërdicë e Madhe.

Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin  në Itali, pasi drejtësia e këtij vendi ka marrë për këto shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale”.

Arrestimi u bë në banesat e tyre, pas një operacioni të organizuar nga forcat policisë të Drejtorisë Policisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër.

Materialet kanë kaluar në Prokurori me qëllim vazhdimin e procedurave për ekstradimin e tyre në shtetin Italian.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)