Kërkohet mbrojtje më e mirë e të drejtave të refugjatëve

Kërkohet mbrojtje më e mirë e të drejtave të refugjatëve

Foto ilustruese

Në Ditën Botërore të Refugjatëve të dielën, organizata e ndihmës Pro Asyl ka paralajmëruar Bashkimin Evropian që të respektojë të drejtat e njeriut edhe më fuqishëm dhe të vendoset në krah të mbrojtjes së të drejtave të refugjatëve. "Shtetet nuk lejohen të refuzojnë hyrjen e refugjatëve në kufijtë e tyre pa kontrolluar më parë nëse ata kanë nevojë për mbrojtje apo jo", tha drejtuesi i organizatës Pro-Asyl, Günter Burkhardt, për gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung"."Kjo do të thotë që refugjatët kanë të drejtë të kërkojnë azil."

Burkhardt kritikoi kthimin me dhunë të anijeve në Detin Mesdhe, në ujërat territoriale të Libisë, si dhe sjelljet e rojeve bregdetare të Libisë, si një sulm ndaj të drejtave të njeriut të refugjatëve. Ai theksoi se shumë refugjatë janë torturuar dhe keqtrajtuar në Libi. "Sot të përndjekurit dhe të torturuarit dërgohen me ndihmën e shteteve të BE prapë tek torturuesit e tyre, kështu që ata përfundojnë në mjerimin nga i cili ikën njëherë", theksoi aktivisti i të drejtave të njeriut.

Libyens Küstenwache rettet Migranten in Seenot

Ai bëri thirrje që t'i jepet fund politikës së kthimit mbrapa. Bashkëpunimi me "rojet kriminale bregdetare libiane" duhet të ndalet. Gjermania i stërvit ato, Italia ju siguron anije - evropianët nuk duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi vetëm për të parandaluar ardhjen e refugjatëve. Në kufijtë e Evropës vendoset "nëse të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit do të vazhdojnë të jenë baza e veprimit të shtetit në të ardhmen".

Konferenca e Libisë të Mërkurën në Berlin

Burkhardt mirëpriti edhe ftesën e ministrit të Jashtëm, Heiko Maas dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres që të mërkurën të mbahet Konferenca e Dytë e Libisë në Berlin. Bashkësia ndërkombëtare dëshiron të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të stabilizuar këtë vend të Afrikës së Veriut. Nga atje, shumë afrikanë fillojnë udhëtimin e tyre të rrezikshëm përtej Mesdheut drejt Evropës. Procesi i stabilizimit nuk duhet të "ndodhë në kurriz të të drejtave të njeriut dhe në dëm të atyre njerëzve që kërkojnë mbrojtje në Evropë", thotë drejtori i Pro-Asyl.

Deutschland Günter Burkhardt Pro Asyl

Günter Burkhardt nga organizata "Pro Asyl"

Një shumë qytete të Gjermanisë ka filluar një fushatë për pranimin e më shumë refugjatëve, nën moton "Të drejtat e njeriut nuk diskutohen". "Kampet në kufijtë e jashtëm evropianë janë tallje me konceptin e dinjitetit njerëzor, sepse njerëzit po mbyten me vite të tëra në Mesdhe çdo ditë, ose po kthehen prapë në shtetin e Libisë, ku janë torturuar më parë nga rojet e atjeshme bregdetare", tha një nga organizatorët, Simon Dornseifer, nga lëvizja ndërkombëtare "Seebrücke". Kjo lëvizje angazhohet për shpëtimin e refugjatëve dhe krijimin e rrugëve të sigurta të arratisjes në Evropë, si dhe pranimin e përhershëm të refugjatëve në Gjermani.

Pro Asyl dhe organizata të tjera kanë parashikuar që këto ditë të mbajnë tubime, aktivitete dhe demonstrata në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve./DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen