Kërkohet shpërngulja e eshtrave të Hasan Prishtinës! Përkujtohet 87-vjetori i ndarjes nga jeta i 'Heroit të Popullit'

Është përkujtuar këtë të premte, 87 vjetori i vdekjes së Hasan Prishtinës, ish kryeministrit të Shqipërisë në 1921. Aktualisht eshtrat e “Heroit të Popullit” ndodhen në qytetin e Kukësit, por kërkohet që ai të prehet në Vushtri të Kosovës, në vendlindjen e tij.

Kryetari i komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri, së bashku me kryebashkiakun e Kuksit Safet Gjici, gjatë homazheve në varrin e Hasan Prishtines, thanë se po bashkëpunojnë me të gjitha institucionet për lëvizjen e eshtrave, por sipas tyre, do jetë familja ajo që do të vendosë.

“Dëshira e familjarëve është vendimtare në këtë rast. Prandaj dhe ne ftojmë familjarët që të shprehin këtë dëshirë dhe të kthejnë eshtrat e Hasan Prishtinës në Vushtrri. Në Kosovë atje ku kanë vendin” tha kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Familjarët e Heroit të Kombit kanë shpreh dëshirë që eshtrat të rrinë në Kukës. Dhe nëse ndodh që ata kanë këtë dëshirë, natyrisht Hasan Prishtina e ka vendin këtu ku eshtë. Nëse familjarët e Hasan Prishtinë që të lëvizin eshtrat dhe të shkojnë në vendlindjen e tij,  qeveritë qendrore pastaj do komunikojnë”, tha kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Hasan Prishtina, lindi në vitin 1873, ndërsa vdiq në 13 gusht të 1933 në Selanik të Greqisë, pasi u vra. Ai ishte veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare, tre herë deputet në Kosovë , në Parlamentin e Perandorisë Osmane dhe më pas deputet i Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë.

Që nga viti 1977 me një vendim të qeverisë së Shqipërisë, eshtrat e tij, u sollën nga Selaniku në Kukës dhe aktualisht qëndrojnë në varrezat e dëshmorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës