Kërkoi largimin e ambasadorit
Berisha: Spahia foli për vete

Kërkoi largimin e ambasadorit <br />Berisha: Spahia foli për vete
TIRANE- Qeveria shqiptare distancohet nga deklaratat e zv ministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahia ndaj ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Henk Van den Dool. Kryeministri Berisha është shprehur se deklaratat janë “qendrime krejtësisht personale të zotit Spahia tërësisht të papranueshme e që nuk shprehin qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta”.
Këto deklarata shefi I qeverisë I bëri gjatë takimit me Ministrin për Cështjet Evropiane të Danimarkës zotin Nicolai Wammen. Duke qëndruar pot e vlerësimet për ambasadorin danez në Shqipëri Berisha tha se ndaj zotit Van den DooL qeveria shqiptare ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që I ka dhënë dhe I jep Shqipërisë.
Një ditë më parë zv ministri I Mbrojtjes Ekrem Spahia kërkoi largimin e ambasadorit holandez nga Shqipëria, pas deklaratave të tij në “Tonight” të Ilva Tares se “të jesh kundër homoseksualëve është injorancë”
Shefi I qeverisë shqiptare i shprehu gjithashtu zyrtarit të lartë danez mbeështetjen që vendi I tij po I jep Shqipërisë për procesin e anëtarësimit
Danimarka kryeson aktualisht Presidencën e rradhës së BE.
Zoti Wammen shprehu angazhimin e Presidencës daneze për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perendimor duke theksuar se Danimarka mbështet integrimin e Shqipërisë.
Berisha theksoi se procesi i integrimit për Shqipërinë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe përmbushjen e 12 prioriteteve. Duke u ndalur në reformat bazë Berisha tha se pas bllokimit dy vjecar të tyre nga ana e opozitës tashmë puna mes forcave politike I është kthyer nornalitetit. Kryeministri theksoi se ndërkohë që janë miratuar ligjet me shumicë të cilësuar të kërkuara në 12 prioritetet, po bëhen të gjitha përpjekjet për përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore bazuar plotesisht ne rekomandimet e OSBE / ODIHR , asaj parlamentare etj.
Në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, Kryeministri nënvizoi rëndësinë themelore që ka heqja e imunitetit për zyrtarët politikë dhe gjyqtarët dhe shprehu vullnetin e palëkundur për heqjen sa më shpejt të tij.
Në takim u diskutua edhe për cështjen e zgjedhjes të ardhshme të Presidentit të Republikës. Kryeministri e siguroi ministrin Ëammen se zgjedhja e Presidentit do të behet me konsultime dhe në zbatim të plote te germes dhe frymes të Kushtetutës.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter