Në seancën e kaluar paraprake ku kryebashkiaku Erion Veliaj për herë të parë ishte vetë i pranishëm, kërkoi të mos vendosej në kafaz në sallën e gjyqit, por krah avokatit. Kërkesa u rrëzua në sallë nga gjyqtarja me argumentin se s’e parashikon ligji dhe do të qëndroj i izoluar ne kafazin e xhamit.

Gjykata u justifikua me faktin se që nga viti 1993 në gjykatat shqiptare ndiqet kjo praktikë e izolimit të të pandehurit në sallën e gjyqit, pavarësisht se ai është një zyrtar, ish zyrtar, një anëtar i një organizate kriminale apo një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Por, praktikat gjyqësore të viteve të mëparshme, përfshirë proceset ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, nuk kanë aplikuar izolim të kësaj natyre. Një prej rasteve të njohura historikisht është ai i vitit 1993, në procesin ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili qëndroi në sallën e gjyqit pa struktura izoluese të tipit kabinë xhami apo kafaz hekuri, pavarësisht ngarkesës së madhe politike dhe mediatike të kohës, përfshirë edhe të gjithë përndjekjen e mazhorancës së asaj kohe të drejtuar personalisht nga Presidenti i vendit, Sali Berisha.

Parimi i barazisë para ligjit dhe standardin e një procesi të drejtë, që duhet të jetë i njëjtë për çdo qytetar, pavarësisht funksionit publik që ka mbajtur apo mban sot.


Lajmi kryesor:

Dosja ‘Veliaj’/ Seanca e radhës paraprake më 12 dhjetor, do vijohet me mbrojtjen e kryebashkiakut! Bushka: Më pushoni çështjen, s’ka vepër penale