Gjykata e apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Francesco Bechettin dhe administratorit të kompanive të tij Mauro De Renzis, edhe pse ata rezultojnë ende të shpallur në kërkim.
Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit e cila sot shqyrtoi kërkesën për heqjen e arrestit, teksa De Renzis nga Londra kishte lëshuar një Prokurë për t’u përfaqësuar në mungesë nëpërmjet avokatit.
Sipas prokurorit Shkëlqim Hajdari, arresti me burg është i vlefshëm pasi De Renzis dhe Francesco Bechetti kanë përvetësuar të ardhura dhe në më shumë se një dekadë s’kanë kryer asnjë punim në hidrocentralin e kalivaçit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com