Pasi u filmua duke takuar palët ndërgjyqëse në zyrën e saj Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinorë ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Fetahu tashmë e pezulluar nga detyra me kërkesë të Krimeve të Rënda do t'i nështrohet dhe hetimit për mënyrën se si ka proceduar dosjen në fjalë ku kundrejt parave një shtetas dyshohet se ka fituar lirinë.

Për hetimin disiplinorë të sjelljes së gjyqtares kundrejt fakteve dhe provave KLD ka ngarkuar dy inspektorë të cilët do të sekuestrojnë pranë gjykatës të gjithë dosjet e kaluara për vendim me kryesues dhe anëtare gjyqtaren Fetahu.

Aktualisht Krimet e Rënda kanë nisur hetim për gjyqtaren e pezulluar e cila kundrejt parave liroi një të proceduar ndërsa sekser në këtë rast rezulton një polic i burgjeve i prangosur.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com