Kërkoi të shkojë në Veting me pranga në duar, prokurori Sali Hasa ndërron mendje dhe s'paraqitet! KPK: Ka fshehur pasurinë! Shitja e karabinasë, pa dokumente

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion do ishte i pari që do të shkonte në veting me pranga në duar, por ka ndërruar mendje. 

Ndonëse dje kërkoi leje për të qenë i pranishëm në seancë dhe drejtoria e Burgjeve dha dakordësi, prokurori ka vendosur të mos marrë pjesë vetë, por as nuk ka dërguar avokat që ta përfaqësojë. 

Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.

Sali Hasa është vetuar për pasurine. Sipas ILDKPI s’ka deklarim të saktë dhe s’ka burime për të justifikuar pasurinë dhe ka fshehur pasuri. Apartamentin në Kavajë ku sipas ILDKP e ka shitur. Ne vitin 1992 Sali Hasa ka privatizuar apartament 1+1. Mungesë për ndërtimin e nje karabinaje. Truall 500 m2 dhe banese 130 m2. Por sipas hipotekës Kavajë ka qenë 500 m2 arë dhe jo ndërtesa karabina. Ndertimi mbi këtë truall ka qenë pa leje. Sali Hasa pretendon se ka shitur karabinan tek nje noter, por s’ka asnje kontrate dhe ska asnje pagese tatimi mbi te ardhurat. 500 m truall e ndeted 130 m2 ndodhur ne Kavaje nuk justifikohen. Apartamenti 163 m2 në Durrës. Ildkpi thote se nuk justifikohet. 43 mije $ blere ne 200. Në 2004 ka thene se e ka blere 50 mije $. Eshtë i dyshimte mospërfshirja e godinës në kontratën e shitjes së pasurisë në vitin 2004. Nga hetimi ynë rezulton se e ka blere ne 2005 në vlerën e 1.7 mil lekëve. Është bere i banueshëm në 2012. Fillimisht kontrate sipërmarje 2001 me 50 mijeë $. Në 2005, deklaron apartament 150 m2 në Durres. Ne 2006, thote shtepia e banueshme e shlyer e gjitha 50 mije $. Në kontrate e ka shkruar blere 1.7 mil leke ne 2005, kur fillimisht ka pranuar se e ka blere 50 mije $. Kpk: Sipas vlerës se tregut ky apartament ne 2005, kushton 8.1 mil leke te reja.

Llogari bankare ne emër te bashkëshortes ku në 2004, ku thote se jane të ardhur nga shitja e shtepisë. Në vleren e 2.6 mil leke, por s’u provua kurrë ta gëzonte pasurinë që thotë se e ka shitur. Apartamenti 90m2 në Sarandë. 3.96 mil lekë. Ka bërë deklarim të rreme për blerjen e këtij apartamenti. Në kontrata thotë e paguar shumë para. Në deklaratën në vetting thotë se e ka paguar në 2014 kur apartamentin e ka marrë  ne 2010. Në 2007 ka marrë kredi me interesa të ulta nga shteti. Kredinë e ka marrë gruaja e djalit të prokurorit edhe pse s’u takonte. Ne 2010 se ka deklaruar as pagesen e ketij apartamenti. Ne 2014 po ashtu e ka fshehur”, ka thënë KPK.

Hasa ka bërë deklarime kontradiktore nëpër të gjitha deklaratat, duke mosdeklaruar detyrimet për blerjen e apartamentit. Ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

1630484452_SALHASA.jpg

Mbledhja e KPK dhe prokurori Sali Hasa

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici