Me një tufë me lule kryeministri Edi Rama i ka plotësuar dëshirën për ta vizituar Zenepe Pinarit, 111-vjeçaren, pasi mori dozën e vaksinës Pfizer.
Pjesë nga biseda me të moshuarën:
“Si je, e kemi bërë të dy vaksinën, po e heq maskën.”, tha kryeministri.
“Faleminderit”, i tha Zenepja.
“Unë nuk të njihja por kur pash që doje të më takoje erdha”, i tha kryeministri Zenepes.
E moshuara është me origjinë nga Podgorica dhe jeton prej 97 vitesh në qytetin Shkodër. Në një intervistë të zhvilluar disa ditë më parë, e moshuara nga shprehur dëshirën për të takuar kryeministrin.