Kerkoi tre pikët në tavolinë kundër Flamurtarit, Disiplina rrezon pretendimen e Tiranës

Kerkoi tre pikët në tavolinë kundër Flamurtarit, Disiplina rrezon pretendimen e Tiranës

Komisioni i Disiplinës ka bërë sot publike vendimet për të gjithë shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit për javën që lamë pas. Bie në sy se komisioni ka hedhur poshtë pretendimin e Tiranës për tre pikë në tavolinë në ndeshjen me Flamurtarin, pasi pretendonin se këta të fundit kishin aktivizuar një lojtarë i cili nuk ishte në protokoll.

Disiplina e ka hedhur poshtë këtë pretendim, por ka gjobitur klubin vlonjat me pretendimin se nuk kanë riprrodhuar protokollin e ndeshjes.

Vendimet e Disiplines

 

1.Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

4. KF “Apollonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

5. Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

8. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

9. Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

12. Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.

13. “Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas Nenit 114/2 të Rregullores se Veprimtarise futbollistike të Kategorisë Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek.

14. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS,urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja