Banorët e zonave Krujës dhe Fushë-Krujës që preken nga aksi Thumanë-Kashar kanë përshkallëzuar protestën e tyre. Pas bllokimit të rrugës dhe përplasjeve me policinë, ata janë tubuar para Kuvendit që nisi edhe sesionin e ri.

Edhe gjatë ditës së sotme, në tentativë për të hyrë në kuvend, nuk ka munguar përplasja me punonjës të gardës e efektivë të policisë.

Banorët po protestojnë prej më shumë se një muaji dhe kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradë pasi bizneset e shumta në zonë po falimentojnë.