Kryeministri Edi Rama ka reaguar për thirrjen e disa protestuesve gjatë 2 ditëve të fundit të cilët kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut.

Ai shprehet ta harrojnë dhe se gabojnë ata që mendojnë se dorëheqja e Lleshajt është dobësi e shtetit. Rama tregohet i prerë duke thënë se pushteti merret me votë e jo me djegie dhe nuk mund të merret peng.

Kryeministri thotë se nuk do të lejojnë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë ku Policia e Shtetit është një nga shembujt. Sipas Ramës, kjo e fundit nuk përfaqësohet nga politika e vjetër e dhunës dhe nga dhunuesit e nxitur prej saj.

"Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie! Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit! Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë" - shkruan Rama në Tëitter.

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2020

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2020