‘Kërkojnë t’u vjedhin të dhënat’, policia thirrje përdoruesve të ‘iphone’: Kujdes nga mesazhet mashtruese që u vijnë në celular

‘Kërkojnë t’u vjedhin të dhënat’, policia thirrje përdoruesve të ‘iphone’: Kujdes nga mesazhet mashtruese që u vijnë në celular

TIRANË- Policia u është drejtuar qytetarëve që kanë në përdorim pajisje ‘Apple’ që të mos bien pre e mashtrimeve të mesazheve që u shkojnë në celular nëpërmjet adresave të ndryshme iCloud.

Siç bëhet me dije, personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në monedha të huaja, duke pasur si kusht vetëm përdorimin e celularit të tyre dhe më pas ftohen të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.

Policia paralajmëron qytetarët që bëjnë kujdes me të dhënat e tyre. Ndërsa ftohen të gjithë ata persona të cilët janë mashtruar nga mesazhe të tilla duke shpërndarë të dhënat e tyre, të paraqiten pranë zyrave të policisë për Krimet Kompjuterike dhe Kibernetike.

Mesazhi që u është dërguar qytetarëve

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar