Ish kreu i PD-së, i cili kandidon sërish për këtë post replikoi sot në distancë me Sali Berishën duke e akuzuar se me çdo kusht e mjet do të mbajë peng PD për interesat e veta personale. Vetë ish kryeministri e akuzon Bashën se është peng i Ramës

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale”

Përmes një postimi në tëitter këmbëngul sërish në kërkesën për vetingun e politikanëve.

“Që ti japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë”  shkruan Basha