Kërkon të kthejë kohën pas, por koha e tij ka mbaruar

Kërkon të kthejë kohën pas, por koha e tij ka mbaruar

Lulzim Basha mbetet i vetmi politikan në Ballkan dhe ndoshta në Europë, që kërkon të kthejë kohën (dhe kokën) pas, duke kërkuar gjithmonë “njëherë tjetër”. Ai ka humbur. Ai do të humbasë. Dhe sërish do të ripërsërisë historinë “me zhurmues”, duke shpërndarë fajin dhe gabimet e tij. Duke kërkuar zgjedhje të reja, duke u rikthyer në propogandën e dikurshme, duke ftuar edhe ata mbështetës që i kanë mbetur për “beteja dhe fitore të reja”.

Edhe Fidel Kastro do ta kishte zili. Lulzim Basha mbetet politikani pa principe, njeriu që nuk e njeh turpin dhe humbjen, njeriu që edhe pse pëson disfatë dhe humbet “ushtrinë në fushëbetejë”,thotë sërish “unë jam komandanti”. Ai jeton me imazhin e së shkuarës. Pasi Partia Demokratike humbi thellë zgjedhjet e 2013 dhe Berisha dha “dorëheqjen” nga posti kryetarit partisë, kurse Lulzim Basha ishte i vetmi që nuk e dinte se kishte ikur nga pushteti. Ai ishte gjithmonë i “qeshuri, i gëzueshmi”, ai ishte gjithmonë tregimtari i paepur i bëmave me pushtet.

Përgjatë 8 viteve të opozitës më skandaloze,Lulzim Basha asnjë ditë të vetme nuk është marrë seriozisht me politikbërjen e partisë, asnjëherë nuk është marrë seriozisht me riorganizimin e strukturave të partisë, por thjesht me punët dhe bizneset e tij të suksesshme. Duket sikur ka “ego politikani”, por në fakt Lulzim Basha sot e mot, është i kënaqur me postin e kryetarit të Partisë Demokratike, pasi nga aty, ai e ka të lehtë tu sulet “oligarkëve”, tu rrëmbejë ndonjë vilë apo “çek të bardhë”, dhe të organizojë tek-tuk ndonjë protestë me gjoja “aksion opozitar”.

Lulzimi është i destinuar të jetë gjithmonë ëndërrimtari partisë. Thonë se edhe kur kishte pushtetin PD, Sali Berisha takohej shpesh me Lulin, thjesht për të dëgjuar nga ai “ëndërrat në sirtar”. Thelbi i gjithë disfatave të Lulzim Bashës, qëndron në faktin sepse ai nuk e ka kuptuar akoma, se nga kjo PD,nuk mund të bëhesh kurrë “kryeministër”, në qoftë se nuk je pak “berishë”. Ai u rraskapit duke e imituar, u djersit duke dashur ti ngjasojë në fjalime, xheste, komunikime me “popullin”, por duke mos arritur të jetë i duhuri. Ende nuk dihet, se kush i ka mbushur mëndjen  atij se, “duke u rizgjedhur kryetar partie çdo 4 vjet kur humbet zgjedhjet, shton besimin tek baza e partisë”.

Lulzim Basha pas 13 Qershorit, (me rizgjedhjen e tij sërish kryetar PD-je, jashtë çdo logjike politike e  morali qytetar) e ka ndjerë se koha e tij ka mbaruar. E ka konstatuar atë në reagimet e demokratëve, në pjesëmarrjen e ulët  në takimet postzgjedhore, në rritjen e numrit të zërave kundër, apo  edhe pse jo, edhe në ftesën e sinqertë të kryeministrit Rama “për të bashkëpunuar pas Shtatorit 2021 me opozitën e re”. Situata më e fundit e krijuar në atë parti, loja apo dhe heshtja e gjatë e Lulzimit ndaj reagimit amerikan për Sali Berishën, tregojnë se ai është strukur në “hijen” e tij, për të pritur  ç’do të ndodhë, gjithmonë duke mos qenë ai protagonisti kryesor.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë