HOLLANDË- Policia holandeze ka arrestuar shtatë shqiptarë, të cilët tentuan të futen brenda një kamioni për të shkuar në Britani.

Ishte shoferi i kamionit, ai që pikasi shqiptarët dhe lajmëroi policinë duke bërë që shtatë personat e moshës 16 deri në 26 vjeç të arrestohen për vandalizëm. Ndërkohë katër të tjerë po procedohen për ushtrim dhune.

Zona Moerdijk është shumë e njohur nga shqiptarët që duan të shkojnë në Britani, duke shënuar kështu të paktën 200 raste vetëm këtë vit.

Ferdinand Grapperhaus, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë në gusht raportoi për një rritje të numrit të refugjatëve në komunën e Moerdijkut.

Policia Ushtarake, policia dhe hetuesit tanë po bëjnë ç’është e mundur për të zeruar rastet. Nuk ka sens që kjo zonë të etikitohet si zona ku e ‘kamionëve’.

Ferdinand Grapperhaus, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë